• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presidenti i ri, emrat që Rama mund të provokojë opozitën

20:21 : 01/06/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryesia e PS dhe më pas Grupi Parlamentar socialist pritet të zyrtarizojnë të premten emrin për Presidentin e ri të vendit, ndërsa të shtunën e 4 qershorit Kuvendi do të konsumojë raundin e 4-rt.

Tre raundet e para, kur Presidenti i vendit zgjidhet me 84 vota, u konsumuan pa kandidatë, ndërsa Kryeministri Edi Rama, përmes Taulant Ballës, Damian Gjiknurit dhe Elisa Spiropalit krijoi farsën e një negociate me disa deputetë të opozitës, të cilët e kuptuan lojën në fundin e saj dhe thjesht u përdorën për të nxjerrë në pah çdo defekt, sado të padukshëm në mosfunksionimin e opozitarizmit në vend.

Rama i përdori 3 raundet e para si një karrem për të kapur në rrjetën e tij peshqit e hutuar nga rradhët e opozitës, të cilët besonin se u erdhi shansi në derë për të propozuar dhe më pas vendosur numrin një të shtetit. Por gjithashtu u tregoi të tijëve, ndonjë të pabinduri mes grupit parlamentar, se nuk mund të dalë nga rrjeshti, pasi vota e tij, mund të gjendet shumë lehtë mes grupimeve opozitare, që po tenton ti mbajë me oksigjen, por edhe ti faktorizojë, përmes procedurave parlamentare dhe gjyqësore.

Zyrtarisht socialistët kanë pohuar se kanë 10 kandidatë, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti i ri, 5 janë me një profil politik, kuptohet më të ulët se ai që ka krijuar Edi Rama në 9 vitet e pushtetit, dhe 5 paraqiten si me formim akademik. Askush deri më sot nuk jep emra, ndërsa ato që u përmendën në fillim të procesit, që ishin disa ligjvënës socialistë apo staf i afërt i Kryeministrit, thjesht u dogjën, ashtu sikundër ndodh gjithmonë në procese të tilla.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Sot Edi Rama ka të gjitha shanset që me emrat që mund të përcjellë të provokojë opozitën, aq më shumë kur s´dihet sa grupe veprojnë mes saj, dhe sa deputetë që nesër e dinë shumë mirë që s´kanë shanse të rikonfirmohen në Parlamentin e ardhshëm, mund ti shtohen hambarit të votave që ka sot PS dhe PSD, plot 77 të tilla.

Shansi i vetëm i opozitës për të dalë nga loja është bojkoti i seancës, edhe pse duket një vendimmarrje e vështirë, përsa kohë ajo nuk po bashkohet dot.

Në kushte të tilla, Edi Rama ka luksin që në seancë të propozojë emrin e Ardian Dvoranit, ish-kreut të KED, apo Ina Ramës, sot anëtare e KPA dhe ish-Kryeprokurore e vendit.

Të dy emrat, që ndodhen mes listës së kandidatëve që qarkullon nga Kryeministria te selia e PS dhe selitë diplomatike, janë provokative për opozitën, të paktën për atë pjesë të PD që sot zotëron selinë dhe që drejtohet nga Sali Berisha. Por jo vetëm, me të dy këta emra, Rama mund të provokojë edhe Ilir Metën, Presidentin në detyrë, i cili ka paralajmëruar se pas 24 korrikut do t´i rikthehet politikës aktive, ndoshta në drejtim të LSI apo një formacioni më të gjerë opozitar.

Dvorani, një ish-hetues dhe ish-prokuror i diktaturës, vijoi qetësisht karrierën e tij edhe në kohën e demokracisë, madje duke mbajtur pozicione mjaft të rëndësishme, që nga Gjykata e Lartë dhe me reformën e re në Drejtësi, drejtoi KED-në. Dvorani është akuzuar përgjatë viteve si prokuror i komunizmit, si një lidhje e fortë me Partinë Socialiste, dhe deri te kalimi i vetting në mënyrë të dyshimtë, për shkak të një diference prej 100 mln lekësh që nuk arrinte dot ta provonte. Dhe si për ironi, ai u shpall nga DASH si kalorës i luftës anti-korrupsion, edhe pse nuk ka ndonjë fakt që Dvorani gjatë kohës si Gjyqtar të ketë dhënë ndonjë vendim për dënimin e zyrtarëve të korruptuar.

Ish-kreu i KED përplasjen më të fortë e ka pasur me Berishën dhe Metën, ky i fundit e ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre, por Prokuroria Speciale, me apo pa presion politik, vendosi të hedhë në kosh padinë e Presidentit të Republikës.

Ardian Dvorani nesër mund të propozohet nga Edi Rama si një kandidat për President dhe nuk është çudi që në emër të pro-amerikanizmit emri i tij të votohet përtej 74 votave që ka zyrtarisht Partia Socialiste, pa përfshirë këtu edhe 3 deputetët e PSD që drejtohet nga Tom Doshi. Me këtë rast, Rama ka luksin, që ndoshta të krenohet me një President konsensual, dhe njëkohësisht të provokojë në maksimum Berishën dhe Metën.

Emri tjetër po kaq provokativ për opozitën është ai i Ina Ramës, ish-Kryeprokurores së emëruar nga Berisha, që në fillim e quajti “Silvia Konti”, referuar magjistrates së filmit Oktapodi, dhe e mbylli me etiketimin “lavire bulevardi” pas 21 janarit 2011.

Sërisht me emrin e Ina Ramës, Edi Rama mund të përfitojë disa vota nga ata që konsiderohen si opozitë, dhe përsa kohë votimi është i fshehtë me kuti, do të jetë e vështirë për të zbuluar se kush mund të jetë “tradhëtari” apo “tradhëtarët” në rradhët e opozitarëve.

Ina Rama nuk shkëlqeu si Kryeprokurore, pavarësisht se pritshmëritë e Berishës dhe plot të tjerëve në rradhët e PD, në kohën kur e emëruan ishin shumë të larta. Momenti që ajo u shfaq furishëm ishte pikërisht 21 janari i 2011, dita kur ajo u shpall si një prej puçistëve kundër Qeverisë Berisha.

Ashtu si Dvorani dhe Ina Rama, çuditërisht kanë një suport nga Ambasadat, edhe pse në funksionet dhe detyrat që kanë ushtruar as kanë shkëlqyer, as kanë lënë gjurmë. Të dy u vendosën në pozicione kyçe në institucionet e reformës në drejtësi, Dvorani në KED dhe Rama në KPA.

Sot të dy janë kandidatë në atë listën sekrete të Edi Ramës për Kreun e Shtetit. Asnjë prej tyre nuk ka ambicie që në përfundim të mandatit presidencial të angazhohen në politikë, sikundër asnjë prej tyre nuk do të guxonte që të krijonte përplasje me Edi Ramën, nëse më parë nuk do të “shitej” nga ambasadorët.

Dhe për Edi Ramën si Ardian Dvorani ashtu edhe Ina Rama plotësojnë kriteret për të mbushur zyrën e Kreut të Shtetit.

Etiketa: emrapresidentRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Dhërmi, bie nga kati i tretë i hotelit një 21-vjeçar anglez

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com