• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mark Marku: Rama e ka caktuar Presidentin. Berisha në krye të PD, thellon krizën

18:34 : 31/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, pedagogu Mark Marku foli për një sërë zhvillimesh në vend, duke nisur me zgjedhjen e Presidentit dhe dinamikat e krijuara brenda PD, parti në të cilën ai aderon. Marku tha Presidenti i ri është caktuar nga mazhoranca dhe e cilësoi si lojë të tyren proceset përmes raundeve.

“Më duket sikur pjesën më të madhe të kohës është bosh. Është propaganduar një proces konsensual, ndërkohë që premisat kanë qenë zero. Të gjithë e dinin që deri në fund nuk do të ketë një President konsensual. Shpesh herë procesi është bërë edhe qesharak për shkak të mënyrës se si është bërë. Oreksi i madh për të shpallur kandidaturën kur dihet që është proces politik që zgjidhet përmes Parlamentit. Është një formulë e reduktuar, shumë e thjeshtë për të kuptuar rezultatin në fund. Askush nuk ka praktikisht instrumentet për të bërë presion.

Këtu s’ka asnjë mundësi. S’e kuptoj pse kaq shumë debat. Opozita shpalos krizën e vet. Ashtu siç është përçarë grupi parlamentar në tre grupe. Edhe nëse do të ishin bashkë, nuk kanë fuqi për ta përzgjedhur Presidentin”, tha ai.

Marku theksoi se opozita duhet të bënte propozime konkrete pasi Presidenca sipas tij është një institucion që duhet të drejtohet nga një person me integritet të lartë moral.

“Nuk mendoj se sikur opozita të kishte kohezion. Edhe opozita mund të bëjë propozime qesharake. Nuk është kusht që Presidentin ta propozojë politika. Duhet një vetëdije, Presidenca është institucion i rëndësishëm. Duhet një vetëdije që në opozicion të tilla duhet të ishin minimumi figura me kretibilitet moral. Presidenti nuk ka shumë pushtet, por zgjidhet që të jetë figurë morale. Në rastin e Italisë Presidentin e keni përherë. Në qoftë se kryeministrat kanë qenë të sulmuar, Presidenti ka qenë figurë e një niveli të lartë moral. Nëse do të kishim këtë përgjegjësi, mundësia gjendet për të gjetur Presidentin e duhur. Unë them që Rama e ka përzgjedhur Presidentin. Po bën këtë lojën demokratike që gjasme po propozon opozita, po nxit njerëzit të propozojnë emra. Çfarë kuptimi ka të propozosh emra. Presidentin askush s’do e marrë seriozisht, ose do të detyrohen të futen në konflikt me palët etj etj”, u shpreh Marku.

Lexo edhe:

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

Për pedagogun, zgjedhja e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD nuk e zgjidh krizën, përkundrazi sipas tij e thellon atë. Ai thotë se PD duhet të riformatohet, pasi edhe në të kaluarën sipas tij ka plot raste që partitë e mëdha politike janë zhdukur nga skena.

“Në gjykimin tim kjo s’e zgjidh krizën, përkundrazi e thellon. Kur ka një krizë asnjëherë nuk bëhet fajtor njëra palë. Kur duhet të zgjidhen konflikte dhe kriza duhet bashkëndarë përgjegjësia. Mendoj që kushdo që të fitojë në këtë betejë të brendshme, mendoj që problemi është përtej. Problemet janë 30 vjecare. Nëse do ta shërosh sëmundjen duhet të bësh ekzaminimin dhe duhet të shkosh te diagnoza e saktë. Në këtë kuptim mendoj që problemi themelor është ky, në PD kurrë nuk kanë guxuar apo dashur të artikulojnë që të bëhet analiza e thellë e PD në këto 30 vite. Mendoj që PD është vonë.

Problemet ajo i ka pasur. Duke i mbuluar në ritmin e politikës, duke qenë në aksion, ndonjëherë e bën të pamundur refleksionin. Është akt i përditshëm dhe nuk krijon mundësi të mendosh. Problemet kanë ardhur duke u thelluar. Problemi i arrogancës së liderit. Ky problem ka të bëjë me partinë e tipit lider të krijuar nga ’92 e këtej. Raporti i çdo grupi, ministrukture brenda PD është përcaktuar në raport me liderin. Ai ka përcaktuar se kush është i drejtë. Askush s’ka guxuar të dëgjojë liderin. Vijmë te përplasja që është personash se sa idesh. Ka një vit që PD është në gjendje të një lufte të brendshme civile, s’kemi parë ide të qarkullojnë në treg. Të gjitha janë të përqendruara te personi. Nuk kemi pasur debat të tipit produktiv.

Në rastin e PS, që është parti në pushtet, vetë pushteti e shtyn problemin. Opozita e ka të domosdoshme të riorganizohet shumë shpejt. Këto janë njerëz fatkeq. Nuk mendojnë që mungesa e opozitës është fatkeqësi për këdo. Ideja është që diktatorët edhe kur nuk kanë armiq i shpikin ato. Unë mendoj që kjo krizë mund të vazhdojë edhe gjatë, pafund. Kriza mund të vazhdojë dhe nuk shoh premisën bazë. Unë mendoj që shoqëria shqiptare e ka tejkaluar PD. Fëmijët tanë na tejkalojnë çdo ditë ne dhe do të duhet të dish të negociosh me ta. E njëjta gjë ndodh edhe me votuesit. Arsyeja pse një strukturë partie do të vihet në pushtet s’është e qytetarëve.

Do të duhet të përafrohen interesa dhe arsye. Qytetari do të duhet të ketë një interes. Breznitë kanë interesat e tyre. Çdo qytetar kur shkon për të votuar e ka një interes. Ka interesa pak më afatgjata. Nëse PD nuk i jep përgjigje interesave të tyre dhe i përgjigjet një interesi brenda së djathtës për pushtet.

Rrezikon të tejkalohet nga shoqëria. Në një sistem demokratik nuk mund të mbetet pa opozitë. Nëse opozita nuk përmbush misionin e vet, do të dalin jashtë loje të gjitha palët. Në shumë vende ka formacione politike që janë zhdukur. Ne kemi specifikat tona, por po të shohësh në skenën evropiane kontinentale partitë e madha tradicionale që përfaqësonin të djathtën apo të majtën, i gjithë konfigurimi po zhduket pak a shumë. Partitë e mëdha u zhdukën në ’90. Duhet parë se çfarë po ndodh me politikën Evropiane dhe të kuptosh që partitë zhduken, zhduken edhe kombet”, tha Marku.

Etiketa: Berishamark markuRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Spastrime me “projekt-ligj” në diplomaci, rrezikohet largimi i diplomatëve të karrierës

18:29 : 03/06/2025
Para

Bumçi: Njerëz me mandatin e deputetit u keqpërdorën nga Rama

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com