• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dita e 96/ Luftime të ashpra në qytetin e rëndësishëm ukrainas

08:59 : 30/05/2022
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Kjo e Hënë shënon ditën e 96 të luftimeve në Ukrainë.

Guvernatori i Luhanskut ka thënë se janë duke u zhvilluar luftime shumë të ashpra dhe situata është shumë e vështirë në qytetin ukrainas të Severodonetsk.

Serhiy Haidai tha se dy civilë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve nga trupat ruse të cilët kanë hyrë në periferi të qytetit.

Rusia vazhdon të bombardojë lindjen e Ukrainës në mënyrë që të kontrollojë Donbasin. Kjo zonë është prioritet i Moskës.

Forcat e Ukrainës kanë kthyer mbrapsht trupat ruse pranë tre fshatrave në rajonin e Kherson.

Lexo edhe:

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Presidenti Zelensky ka thënë se Rusia ka humbur të ardhmen dhe çdo lidhje kulturore me botën e lirë. Deklaratat i bëri gjatë një vizite në frontin e luftës në rajonin e Kharkiv. Ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë Kievit që prej nisjes së pushtimit rus.

BE dështoi që të binte dakord të dielën mbi sanksione të reja kundër Rusisë. Megjithatë bisedimet vazhdojnë.

Serbia, aleat i Rusisë tha se ka siguruar një “marrëveshje jashtëzakonisht të favorshme” për furnizimin me gaz nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar informacionet e fundit të inteligjencës duke vlerësuar situatën për forcat ruse.

“Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbje shkatërruese në mesin e oficerëve të saj të rangut të mesëm dhe të ri,” thotë ministria.

“Humbja e një pjese të madhe të gjeneratës së re të oficerëve profesionistë ka të ngjarë të përkeqësojë problemet e saj të vazhdueshme në modernizimin e qasjes së saj ndaj komandës dhe kontrollit.” Ministria shton gjithashtu se mungesa e komandantëve me përvojë “ka të ngjarë të rezultojë në një rënie të mëtejshme të moralit dhe disiplinë të vazhdueshme të dobët”.

Serhiy Haidai, kreu i rajonit të Luhansk, thotë se në Severodonetsk nuk ka gaz, ujë dhe energji elektrike. Të vetmet linja komunikimi që autoritetet ukrainase kanë aktualisht janë me një qendër humanitare në Severodonetsk dhe një spital nëpërmjet Starlinks (interneti i Elon Musk).

Rreth 90% e shtëpive në qytet janë dëmtuar nga bombardimet.

“Ata bombardojnë për tre, katër, pesë orë dhe më pas avancojnë. Ata që po sulmojnë vriten dhe më pas fillojnë sërish granatimet dhe më pas një sulm tjetër. Dhe kjo do të ndodhë derisa ata të jenë në gjendje të thyejnë pozicionet tona. Moti është mjaft i nxehtë tani. Dhe në të gjithë periferinë e Severodonetsk, ndihet një erë e keqe e vazhdueshme e kufomave, sepse ata [rusët] nuk po i marrin trupat.”

Haidai shprehet se janë rreth 1 milion njerëz në të gjithë rajonin e Luhanskut që kanë mbetur pa ujë.

Dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet ndërsa trupat ruse hynë në periferi të qytetit ukrainas Severodonetsk, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Shumica prej tyre janë banorë të një blloku në pjesën e vjetër të qytetit, tha ai, duke shtuar se ata po përgatisnin ushqim në oborr kur papritmas filluan bombardimet.

Agjencia e lajmeve Reuters citon guvernatorin të ketë thënë se “luftimet e ashpra po vazhdojnë për Severodonetsk dhe Lysychansk” dhe ai e përshkruan situatën si “shumë të vështirë”.

“Armiku ka vendosur të gjitha armët e mundshme, duke përfshirë aviacionin. Megjithatë, ushtria jonë po qëndron fort për të mos lejuar që armiku të hyjë më thellë në vend,” tha Haidai.

Qyteti fqinj i Lysychansk mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe evakuimet po kryhen nga qyteti, shtoi ai.

Etiketa: lufta ne ukraineUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

15:00 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn, diskutohet fundi i luftës

15:54 : 05/07/2026
BOTA

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE

15:57 : 03/07/2026
BOTA

Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus

09:51 : 03/07/2026
BOTA

Gjermania ngre akuzë kundër Ukrainës për sabotim në tubacionet e Nord Stream

18:23 : 02/07/2026
Para

Rrëshqitje dheu në Brazil, 56 viktima

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş