• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

”A po hetohen Agaçi, Veliaj e Subashi”, LSI kërkesë SPAK-ut për inceneratorët

11:03 : 30/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i kërkon SPAK informacion në lidhje mbi paditë që forca politike që drejton ka dorëzuar në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos të cilët tashmë janë të arrestuar, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Në kërkesën e saj, Kryemadhi thotë se nuk synon të cënojë sekretin hetimor por si palë paditëse kërkon një informacion për persona nën hetim apo të pandehur për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

Kërkesa:

-Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ËNGJËLL AGAÇI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit. Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti. Me këtë veprim aktiv, Z.AGAÇI ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare;

Lexo edhe:

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

-Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe PËLLUMB ABESHI. Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK ka vlerësuar se, citoj:nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej Inceneatori i Fierit – tokë arë apo tokë truall,ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951,datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se: Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier. Pra, Z. SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentat ligjorë që po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK lidhor me pozicion penal të Z. SUBASHI në këtë process, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.

-Nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë. Në fakt deri më sot, në Tiranë ka vetë një pike grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliajnë komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro.*

Në këto kushte, i nderuar Drejtues i SPAK, në cilësinë e kallzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të të tre procedimeve penale për të cilat LSI ka depozituar kallzime penale;
2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria sidhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u atribuohet personave që po hetohen për të tre Inceneratorët;
3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Etiketa: agacihetiminceneratoretkryemadhilsiSubashiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
AKTUALITET

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

11:37 : 15/10/2025
Para

Presidenti i ri/ Alibeaj: Rama na doli nga fjala

TË GJITHA

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025

Foshnja humbi jetën te “Koço Glozheni”! Merren të pandehur 2 mjekë, neglizhuan trajtimin mjekësor

10:59 : 29/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit/ Apeli i Tiranës lë në “Arrest shtëpie” Roland dhe Ina Xhaxhon

10:55 : 29/10/2025

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com