• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e emigrantit shqiptar që ka marrë 2 letra nga Presidenti amerikan

22:12 : 29/05/2022
në AKTUALITET, BOTA, NDRYSHE

Olsian Noreci një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Vetëm pak ditë më parë zoti Noreci, ka marrë përgjigje për letrën e tij të dytë, ku Presidenti e inkurajon atë, e nëpërmjet tij të gjithë amerikanët, të punojnë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët e për ta bërë Amerikën sikurse thotë ai, një vend me të begatë e të sigurt.

Zëri i Amerikës: Zoti Noreci, çfarë ju shtyu t’i shkruani Presidentit?

Olsian Noreci: Në radhë të parë, si emigrant shqiptar i ardhur në Amerikë, megjithë ato vështirësi të fillimit, u mundova t’i shkruaja Presidentit amerikan për të gjithë ato gjëra që ai ka bërë për kombin shqiptar. Në veçanti për Kosovën dhe djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë nëpërmjet trupave amerikane, dhe gjithçka që është e lidhur me Shqipërinë dhe që ai ka bërë për Shqipërinë. E mirëprita letrën e tij me shumë dëshirë. Për fat të mirë më erdhi ajo letër, më erdhi një përgjigje nga Presidenti amerikan vitin e kaluar, letra e tij e parë.

Zëri i Amerikës: Si u ndjeve kur e more përgjigjen me letrën e dytë?

Olsian Noreci: Pa diskutim që letra e dytë është më domethënëse. Letra më jep kurajo, e thotë jo vetëm për mua, për çdo shqiptar, çdo amerikan, që e ndjen veten pak amerikan. Tregon shumë ajo letër, në të cilën unë i drejtohem çdo shqiptari që ta ndjejë veten mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duhet ta vlerësojë Amerikën për çdo nismë që ka ndërmarrë për popullin shqiptar dhe për kombin tonë. Është kënaqësi që këtë vit festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Amerika nuk na ka lënë asnjëherë mbrapa, në asnjë drejtim. Duhet t’i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithçka, dhe në veçanti Presidentit amerikan që ka ndërmarrë një nismë tepër serioze dhe tepër të sinqertë për të ndihmuar popullin shqiptar, reformën në drejtësi. Kam nderin të falenderoj edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për këtë nismë tepër të rëndësishme për të ndihmuar reformën në drejtësi. Shpresoj që kjo do të ndihmojë në forcimin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në Shqipëri.

Lexo edhe:

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Del VIDEO/ Momenti i arratisjes së shqiptarit nga burgu i Koridhalos

Zëri i Amerikës: Ju keni ardhur në Shtetet e Bashkuara rishtazi, para gjashtë viteve dhe i keni shkruar Presidentit amerikan dhe keni marrë përgjigje. Çfarë do të thotë për ju përgjigja në vetvete?

Olsian Noreci: E vërteta është që duke marrë një shkas pak nga ajo fjala e urtë shqiptare që nuk ke çfarë të humb, unë e provova që nuk kisha çka të humbja, duke pritur për një kohë të gjatë për një përgjigje për dokumentet. I shkruajta Presidentit amerikan, duke e falënderuar për gjithçka jo vetëm për arsyen time personale, por duke e falënderuar atë si President dhe për ta uruar atë për fitoren në garën për president. E falënderova për gjithçka që ai ka kontribuar që nga vitin 1992-93 për Ballkanin, në veçanti për Kosovën në vitet 1998-99 dhe për djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë. Kjo ka qenë pak a shumë përmbajtja e letrës së parë. Në letrën e dytë, në momentin pasi mora letrën e parë, i kam kërkuar Presidentit një sërë gjërash për Shqipërinë, pra që ato nisma që janë ndërmarrë deri tani të shkojnë deri në fund dhe t’i shërbejnë popullit shqiptar.

Zëri i Amerikës: Cila është eksperienca jote si emigrant në Shtetet e Bashkuara?

Olsian Noreci: Çdo shtet i ka vështirësitë e veta, por e drejta është e drejtë dhe kur diçka e meriton e merr, kjo është Amerika. Liria e fjalës dhe e drejta për të qenë i lirë janë të rëndësishme në Amerikë. Në fakt, kur në shqiptarët përmendim demokracinë i referohemi Shteteve të Bashkuara. Pra, demokracia është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika duhet të falënderohet për gjithçka që i ka dhënë popullit shqiptar dhe çdo emigranti që e mirëpret dhe e inkurajon, ia jep mundësinë, i tregon se cilat janë vlerat e këtij shteti. /VOA

Etiketa: BidenletraShqiptari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar me 10 vjet burg për lidhje me klanet napolitane, shqiptari arrestohet në Maqedoninë e Veriut

11:42 : 19/06/2026
AKTUALITET

Del VIDEO/ Momenti i arratisjes së shqiptarit nga burgu i Koridhalos

21:44 : 02/06/2026
AKTUALITET

Izraeli liron të gjithë aktivistët, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj

21:05 : 21/05/2026
AKTUALITET

Shqiptari kapet me 500 mijë euro dhe kokainë në furgon, përplas patrullën e policisë gjatë tentativës së arratisjes

20:34 : 09/05/2026
AKTUALITET

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

14:50 : 28/02/2026
AKTUALITET

Arrestohet në Milano reperi italian i dënuar për plagosjen e një futbollisti shqiptar

15:56 : 13/02/2026
Para

VIDEO/ Ushtari rus i tregon gishtin e mesit dronit ukrainas, ja çfarë ndodh më pas

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet