• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luftë influencash për “supën e spitalit”, Qefalia triumfon ndaj Nikolin Jakës

23:58 : 26/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lidhja politikë-biznes po shndërrohet në një binom fitimprurës për ata që kanë ifluenca. Një ndër to është edhe familja Qefalia, me bazë në zonën e Dajtit në Tiranë, e cila zotëron edhe një biznes të quajtur “Dajti Park 2007”.

Firma, me letra është në emër të z.Lulzim Qefalia, i cili është vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Por, kohët e fundit, kjo firmë që zotëron edhe një resort në zonën e Dajtit në Tiranë, ka filluar të rivalizojë edhe “peshkaqenët” e tenderëve publikë në shëndetësi.

Madje, bëhet fjalë edhe për firmat e Nikolin Jakës, i cili ka fituar me dhjetëra tendera për larje çarçafësh, ushqimin dhe pastrimin e spitaleve. Por, Nikolin Jaka, ashtu si Xhemal Qefalia, ka përdorur anëtarë të familjes. Nëse Xhemali ka futur “në valle” vëllanë, Lulzimin, Nikolini ka futur në “lojë” bashkëshorten e tij, Alma Tafani, e cila zotëron me letra firmën “Sori Al”.

Por, këto familje janë “përplasur” në tenderin e “supës së Spitalit” të Traumës, në Tiranë. Tenderi me vlerë 132 milionë lekë të rinj, ka sjellë akuza të ndërsjella mes firmave, duke hedhur dyshime të mëdha se edhe tenderat e mëparshëm të kësaj firme, kanë qenë fiktive.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

Faksimile: Firma e familjes Qefalia ka fituar tenderin e ushqimit të Spitalit të Traumës, duke “mundur” familjen e Nikolin Jakës

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, në datën 20 maj 2022, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpalli fituesin e një tenderi të majmë për ushqimin në Spitalin Ushtarak. Në dokumente thuhet se kjo agjenci famëkeqe, ndaj të cilës kanë pasur disa hetime dhe arrestime të punonjësve dhe drejtuesve, ka lajmëruar se është shpallur fituesi i lotit 1, që bën fjalë për tenderin me objekt “shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi” për Spitalin Universitar të Traumës, me fond 132.776.585 lekë.

Në tender kanë marrë pjesë firmat “DAJTI PARK 2007” me vlerë 102.801.600 lekë dhe “SORI – AL” me vlerë 128.790.026 lekë. Në dokumente thuhet se ka pasur ankesë nga firma “SORI – AL”, teksa çështja ka shkuar deri në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas dokumenteve, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, e ka s’kualifikuar firmën “SORI AL”, për shkak se nuk ka pasur objekte në pronësi apo qira. Pra, s’ka pasur vend ku të ushtrojë aktivitetin!

Faksimile: Mes dy firmave, pasi një “luftë” edhe në KPP, ku fitoi firma e familjes së deputetit Xhemal Qefalia

“Lufta” mes dy firmave, të cilat kanë nga pas persona të veshur me pushtet politik, shkoi edhe në Komisionin e Prokurimit Publik. Në vendimin e KPP-së, janë analizuar akuzat e secilës kompani. Kështu, firma “Sori Al” është akuzuar se nuk ka ambiente ku ta përgatisë ushqimin. Madje, vendet në Tiranë, Vlorë dhe Berat nuk përmbushin kushtet higjieno-sanitare.

Një akuzë e rëndë, ku KPP ka shkruar se këto akuza duhet të shkojnë për vlerësim në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dhe, nëse vërtetohen atje, duhet të paraqiten si provë në KPP. Nga ana tjetër, firma e zonjës Tafani akuzoi firmën e familjes Qefalia se s’kishte punonjës. Madje, nuk i kishte siguruar. Por, të dyja akuzat, si ndaj firmës “Sori” ashtu edhe ndaj firmës “Qefalia” u rrëzuan në KPP, duke shpallur fituese firmën që ofroi më pak, që në këtë rast është ajo e familjes Qefalia. Pra, dy “peshkaqenë” fondesh publike, të lidhur fortë me politikën, hedhin akuza ndaj njëri tjetrit, duke ngritur dyshime të mëdha se asnjëra prej tyre nuk përmbush kushtet për të marrë pjesë në këto tendera. Por, nëse këto fakte janë publike, përse organet ligjzbatuese nuk fillojnë hetime apo verifikime? Natyrisht, SPAK është angazhuar edhe për tendera me vlerë të vogël, teksa në këtë procedurë, vlera i kalon 1 milionë eurot.


Faksimile: Disa muaj më parë, tenderin emergjent 100 mijë euro e fitoi “SORI AL” që ka fituar tenderin edhe kohë më parë

Në fund të vitit 2021, Spitali i Traumës, hapi një tender emergjent, me procedurën me negocim pa shpallje dhe me objekt “shërbim i gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për SUT, për nevoja emergjente”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 10.183.671 lekë pa TVSH. Në atë kohë, tenderin emergjent e fitoi firma “SORI AL”. Pra, e njëjta kompani që u s’kualifikua nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Firma fitoi me rreth 99 % të fondit limit, ndërsa shërbimin po e kryen deri sa të lidhet kontrata me “Dajti Park”.

Ndërkohë, në kontratën mbi 1 milionë euro, sipas specifikimeve teknike, firma duhet të përgatisë ushqimin sipas kërkesave dhe dietave të përcaktuara nga Spitali Universitar i Traumës. Paketimin dhe ambalazhimin sipas dietave dhe racioneve te kërkuara, transportin e ushqimit, shpërndarjen dhe servirjen e ushqimit. “Shërbimi do të ofrohet gjatë gjithë javës prej ditës së hënë deri ditën e diel sipas vakteve” thuhet në këto dokumente, të cilat kanë edhe 16 dieta, duke filluar nga normalja, për të përfunduar te dieta e mjekut!

Etiketa: Jakaqefaliatenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Milot–Balldren sërish në pikën zero/ Koncesioni mbetet pezull, për herë të dytë në 7 vite

18:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Gjyli rrit 800 mijë euro koston e tenderit, manovrat “zhvatëse” të ARRSH-së në Tunelin e Llogarasë

12:52 : 28/07/2025
AKTUALITET

Ankimoi pezullimin nga detyra, Myzyri i KPP-së paraqitet në Apelin e GJKKO-së

10:34 : 28/07/2025
AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
Para

Taksa e re e bashkisë “TVL”, Ta ve Lali gjobën

TË GJITHA

“Gjithçka ndodhi në 7 sekonda”/ Rindërtohet skema e ngjarjes në Gjykatën e Apelit

14:55 : 11/10/2025

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com