• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Futboll, cirk dhe propagandë

12:05 : 24/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Tirana këtë javë është mes zhurrmës së ndeshjes së futbollit të cytur edhe më nga qeveria, për të zhvendosur krejtësisht vëmendjen ndaj zgjedhjes unilaterale të presidentit, legjislacioneve të kaluara me forcë kartoni apo duhmës së skandaleve radhë që ska shoshë t’i fshehë. Por që gjithsesi në një trend inflacionist mbysin njëra-tjetrën në zhurrmnajën dhe tallavanë politike të ditës, duke qenë se edhe opozita është më tepër e zënë me problemet e mesvedit se të rrokë çështje me interes primar publik.

Vetëm dje, ndërkohë kishim humbur plot 14 vende në indeksin botëror të cilësisë së elitave, krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që zumë krenarisht vend të parë për vdekshmërinë foshnjore edhe mes vendeve të lagjes së Ballkanit Perëndimor. Dhe për ta kompletuar sic duhet trion, zumë dhe vend të fundit, duke rënë dhe ca nga renditja e vendit të kaluar për konvergjencën në lidhje me BE-në. Me fjalë të tjera, shqiptari sot ka të ardhura për frymë sa vetëm 30 përqind të mesatares së një europiani që është pjesë e BE-së, duke u lënë mbrapa dhe nga Bosnja-Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia apo Mali i Zi. Madje ky i fundit e ka plot 50 përqind, pra sa gjysma e të ardhura të evropianëve të ardhurat për frymë. Në të njëjtat linja shkon edhe konsumi.

Ndërkohë vazhdojmë të kemi inflacion dyshifror për çmimet e shportës, ato të transportit etj, duke goditur rëndë fuqinë blerëse. Çmimi i naftës duket se po stabilizohet të 248 litër për naftë apo e kthyer në euro duke tejkaluar 2 euro për litër, ndërkohë që për referencë sot çmimi i naftës në Italinë e zhvilluar ishte vetëm 1.8 euro. Gjithsesi qejfi nuk bëhet qeder dhe si çdo haber që këtejpari zgjat vetëm tre ditë, normaliteti i ri është bash ky. Makinat varg dhe trafiku lum si përherë.

Çmimet e ushqimeve, duke filluar nga ato të shportës si buka, sheqeri, kafeja, orizi dhe sidomos vaji i lulediellit janë duke ikur në drejtim të paditur duke zhytyr në varfëri absolute atë 1/3 e popullsisë që jeton në varfëri relative. Pavarësisht statistikave zyrtare që shesin edhe ikjen e shqiptarëve jashtë vendit me biletë një-drejtimëshe si sukses pasi është ulur papunësia në vend.

Lexo edhe:

Protestat në Ballkan dhe te ne

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

Natyrisht saga e kërkimit për një President vijon, tam tamet e ndjeshjes me Shqipërinë pushim do vijojnë të na shurdhojnë dhe pak ditë, batutat e prijësit në foltoren e kuvendit do mbajnë mbërthyer militantët e zjarrtë ngjashëm me një shekull më parë, ku shqiptarët mblidheshin kafeneve të ngushta, të errëta, mbushur me tym duhani dhe kuvendonin mbarë e prapë politikë nacionale dhe internacionale.

Ndërkohë raportet si ato të sipërcituara, apo të tjera më të njohura për publikun si ai i DASH që e thekson faktin që jemi vend kryesor prodhues për kanabisin dhe vend kryesor për trafikun e drogave të forta, i Freedom House që vijon të na konsiderojë demokraci hibride, i Moneyval që na ka lënë në klasë si vend në listën gri për pastrimin e parave, vijojnë të paraqesin një realitet krejt tjetër nga ai që kuvendojnë plot gaz e hare politikanët tanë sqimatarë. Ah, edhe lajmi që do ngelemi ndoshta përjetësisht në paradhomën e BE-së pa u bërë ndonjëherë antarë me të drejta të plota, kaloi thuajse pa u vënë re, me shumicën e medias që riprodhuan lajmin fugist që presidenti Michels i Këshillit Evropian ishte habitur që kishte një kosh basketbolli në zyrën kryeministrore dhe madje kishte tentuar një tre-pikësh!

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
Para

Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TË GJITHA

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş