• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi/ Si futen në Shqipëri paratë false dhe pagesat në kriptovalutë

23:49 : 19/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Nëse deri dje grupet kriminale përdornin transferta në pikat e këmbimit valutor, sot ata përdorin pagesa në monedha virtuale, të cilat janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga organet ligjzbatuese.

Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks fare” denoncuan disa grupe dhe individë, të cilët “shisnin” para false. Këto grupe tashmë bashkëpunojnë me disa pika të këmbimit valutor, ku pagesa ndaj trafikantëve dhe falsifikatorëve bëhet me kriptovalutë.

Në Shqipëri ekziston një treg i parave false, ku ato reklamohen ne rrjetet sociale për t’u shitur. Fiks Fare hyri në kontakt me personat që reklamonin para të falsifikuara në rrjetet sociale. Nëse bën një kërkim në rrjetin social ‘Tik Tok’ gjen dhjetëra faqe që të ofrojnë shitjen e eurove false.

Mbrapa këtyre faqeve qëndrojnë persona që nuk identifikohen. Madje në këto adresa që tregtojnë euro false ekziston edhe një kurs këmbimi. Për blerjen e eurove false, duhet të paguash 15% – 20% të vlerës. Në këto faqe për blerjen e 1 mije eurove false të kërkojnë të paguash 150- 200 euro.

Skemat e pagesës janë dy: nëpërmjet kartave bankare ose nëpërmjet kriptovalutës. Shitësit e eurove false të premtojnë dërgim të shpejtë të mallit nëpërmjet korrierëve të tyre. Pasi kontakton në rrjetet sociale me këta shitës, ata të orientojnë për të komunikuar privatisht në platformën telegram, ku mendojnë se janë më të sigurt për t’u përgjuar apo identifikuar.

Lexo edhe:

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

Emri/ Vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash, arrestohet në Greqi 38-vjeçari shqiptar

“Askush nuk e gjen dot personin që bënë mashtrimin, pasi pagesat bëhen në kriptovalutë. Janë për të humbur gjurmët. Në këtë rast mashtruesi mashtron mashtruesin dhe nuk i denoncojnë” – thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Fillimisht Fiks Fare kontaktoi me ÇËIP, një faqe që reklamon shitjen e eurove false në Tik Tok. Administratorët e kësaj faqeje kërkuan që të komunikonim në ëhatsapp me ta dhe na japin dhe një numër telefoni që ka prefiksin e Mbretërisë së Bashkuar.

Tregojnë se kanë një rregullore të tyren, e cila nuk i lejon që të takojnë blerësit. Ndërkohë, si prova për besueshmërinë e tyre të japin foto të klientëve të tyre të kënaqur pasi kanë blerë eurot false tek ata. Shitësi i parë na tregon se pasi bën pagesën te një nga pikat që të tregojnë ata në Rrugën e Durrësit apo në Rrugën e Kavajës në Tiranë, motoristi i tyre të sjell porosinë, pra eurot false.

“Kur blen në dark web ti thjeshtë shkon në një ëeb që s’ke shanse të flasësh me personin që ka mallin. Në këtë rast ti ke shansin të flasësh, provat i ke te Tik Toku që ti gjete këtë numër. Kjo lloj dërgese që po merr ti është provë. Paratë ti sjell brenda ditës dhe i merr. Ti sjell motoristi” – i shkruan personi gazetarëve të Fiks Fare, ndërsa kishte dijeni se, nëse pikasej nga policia, ai rrezikonte 8 vite burg.

Në rrjetin social Tik Tok, emisioni “Fiks Fare” kontaktoi me 2 faqe të tjera, që shisnin euro false. Të dyja faqet e kaluan komunikimin me gazetarët e Fiks fare në Telegram. Aty na shpjeguan mënyrën sesi bëhej blerja e eurove false.

“Po a e din ku ndodhen, exchanges. Vetëm shëno në google “Crypto Exchanges Tirana” të sugjeron personi, i cili ka informacione se kush mund të konvertojë euro në kriptovalutë. Madje, ai i tregon se dy pika të këmbimit janë në afërsi të sheshit “Skëndërbej”.

Për të kryer pagesat, faqet në Tik Tok i adresuan gazetarët e “Fiks Fare” në disa pika të këmbimit valutor që bënin transferta me kriptovalutë.

“Të gjitha bëhen me qëllim që grupet dhe individët mos të identifikohen. Është shumë e vështirë identifikimi, pasi individët nuk kanë paraqitur të dhënat personale” thotë eksperti Tomi Kallanxhi.

Për të kryer këto pagesa të japin edhe një bar code, të cilin na mësojnë sesi duhet ta paraqesim tek punonjësit e pikave të këmbimit valutor. Sipas tyre, ishte mjaft e thjeshtë të gjeje exchange të tilla.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në 2 prej këtyre pikave. Në pikën e këmbimit valutor, gazetarët kërkuan të transferonin 50 euro në USDT. Aty nuk pranuan të bënin këtë transfertë, pasi sipas tyre ishte shumë e vogël. Ata na treguan se bëjnë transferta të tilla në kriptovalutë, por për shuma mbi 300 dollarë.

Gazetarët u paraqitën një tjetër exchange për të bërë transfertat në bar codet që u dhanë shitësit e eurove false. Punonjësja e pikës së këmbimit, për të bërë këto transferta, jep një numër telefoni të një personi që bën këtë proces.

Pas komunikimit me telefon të gazetares së Fiks Fare me këtë person, ai na konfirmon transferimin e parave në 2 bar codet që na kanë dhënë shitësit e eurove false.

Pra, për çdo transfertë ky person kërkon komision. Ndërkohë që pagesën për 2 transfertat në kriptovalutë dhe për komisionet, gazetarja e bëri në sportelin e Excganget dhe punonjësja nuk i jep asnjë fature apo kupon tatimor, me gjithë këmbënguljen e gazetares. /TCH

Etiketa: investigimkriptovalutaparate false

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Emri/ Vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash, arrestohet në Greqi 38-vjeçari shqiptar

15:07 : 13/11/2025
RAJONI

Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok, zbulon laboratorin që prodhon kriptovaluta

09:13 : 01/08/2025
AKTUALITET

Angli/ Flet për Daily Mail bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës

19:20 : 25/05/2025
AKTUALITET

Investigimi për parkun fotovoltaik, Bardhi: Balluku po pasuron njerëzit pranë saj

18:54 : 27/03/2025
AKTUALITET

Vëllezërve Çopja iu sekuestruan 10 mln $ kriptovaluta, ish-prokurori: Krimi investon edhe në lingota ari

21:44 : 23/01/2025
Para

Horoskopi 20 maj 2022, ja ç´parashikojnë yjet

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom