• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kriza ushqimore globale, Britania paralajmëron për rritje “apokaliptike” të çmimeve

21:01 : 17/05/2022
në BOTA

Britania e Madhe paralajmëron rritje “apokaliptike” të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha se kriza globale e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, është një shqetësim madhor, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për ekonomitë në zhvillim.

“Kam frikë se do të dukem apokaliptik kur të flas për furnizimet me ushqime”, u shpreh ai, duke folur në Komitetin e Thesarit të Parlamentit britanik, teksa zbuloi disa nga bisedat që zhvilloi në takimin e pranverës së FMN-së, para një muaji, në Uashington.

Guvernatori i Bankës së Anglisë sqaroi se ministri ukrainas i Financave i kishte konfirmuar se qeveria e Kievit ka ushqime në magazina, por nuk mund t’i eksportojë ato, gjithashtu ishte shprehur optimist për të mbjellat e këtij viti, por për momentin nuk janë kushtet për të çuar dërgesa jashtë vendit:

“Momentalisht, situata po përkeqësohet dhe ky është një shqetësim madhor dhe më duhet t’ju them se nuk është vetëm për këtë vend, por është shqetësim madhor edhe për botën e zhvilluar gjithashtu. Dhe kështu që, ndjesë që po bëhem apokaliptik për një moment, por është një shqetësim madhor”.

Çmimet e produkteve ushqimore, konfirmoi Bailey, do të ndikohen nga lufta në Ukrainë, që është një vend prodhues kryesor global i grurit dhe vajit të gatimit. Megjithatë, kreu i Bankës britanike refuzoi rritjen e normave të interesit për t’i paraprirë rritjes së çmimeve.

Lexo edhe:

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

“Nuk mund të parashikojmë luftërat”, u shpreh ai.

Ndërsa një tjetër zyrtar i Bankës së Anglisë tha se nuk kishte politika monetare që mund të vendoseshin në zbatim më përpara për të ruajtur nivelin e inflacionit në 2% këtë vit. Në muajin mars, norma e inflacionit të çmimit të konsumit arriti në 7% dhe ekonomistët paralajmërojnë se mund të shkojë deri në 9.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1982.

Etiketa: Britaniacmime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025
BOTA

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

09:22 : 23/09/2025
BOTA

Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez nga Britania, Australia dhe Kanadaja?

17:32 : 21/09/2025
BOTA

Kanadaja, Britania dhe Australia njohin Palestinën/ Izraeli: Shpërblim për Hamasin xhihadist

16:30 : 21/09/2025
BOTA

Marrëveshje SHBA–Britani për Inteligjencën Artificiale, Trump dhe Starmer firmosin paktin në Chequers

15:37 : 18/09/2025
BOTA

Emigrantët e paligjshëm, Britania shqyrton përdorimin e kazermave për të strehuar azilkërkuesit

20:30 : 07/09/2025
Para

Tragjike! I pamposhtur në 75 ndeshje, boksieri i njohur vdes në ring

TË GJITHA

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

15:58 : 04/10/2025

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com