• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

SHBA: Serbia e Kosova përcaktojnë vetë përparësitë në politikën e jashtme

20:04 : 13/05/2022
në RAJONI

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, i tha Zërit të Amerikës se Kosovës dhe Serbia si vende sovrane i përcaktojnë vet përparësitë e tyre në politikën e jashtme.

Ai bëri këto komente në një përgjigje për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës pasi Serbia reagoi me zemërim ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa paralajmëroi tërheqje të njohjeve të pavarësisë së saj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mblodhi të premten Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën e krijuar pas kërkesës së Kosovës, të cilën ai e cilësoi si shkelje të marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën ishte arritur pajtimi që brenda një periudhe një vjeçare, Kosova të mos kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare ndërsa Serbia të ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë që të përcaktojnë përparësitë e tyre në politikën e jashtme. Në përgjigje thuhet se moratoriumi synonte të zgjerojë hapësirën për diskutim dhe kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interesat strategjike të të dyja vendeve. “Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë thelbësore për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, thuhet në përgjigje.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, tha në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë se Serbia është në pozitë shumë të vështirë dhe nën trysni të jashtëzakonshme për të pranuar, sic u shpreh, “shkeljen e tërësisë tokësore të saj”. Duke paraqitur kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Kosova, tha ai, dëshmoi se nuk është e interesuar për marrëveshje nëpërmjet bisedimeve por ka zgjedhur veprimet e njëanshme.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Ministri serb u tha gazetarëve se katër shtete kanë vendosur të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës me nota diplomatike, të cilat presidenti serb Vuçiç, mund t’i publikojë kurdo që e vlerëson të nevojshme duke u dhënë, siç tha, mundësinë vendeve anëtare të Këshillit të Evropës të mos nisin procedurën e pranimit të Kosovës në muajin qershor.

Kosova dorëzoi të enjten kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Autoritetet në Prishtinë thonë se pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, tashmë janë hapur mundësitë për anëtarësim, ndërsa shpresojnë të sigurojnë mbështetjen e dy të tretave të 46 vendeve anëtare sa është e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schëarz, tha në një konferencë me gazetarë të premten në Prishtinë se kërkesa e Kosovës është hapi më i rëndësishëm i vendit në rrugën drejt integrimeve evropiane, që nga shpallja e pavarësisë.

“Jemi shumë të lumtur që për kërkesën tonë për anëtarësim gëzojmë mbështetje të gjerë në Këshillin e Evropës. Prandaj jemi njëkohësisht të kujdesshëm dhe mirënjohës, por edhe optimistë që homologët e mi në Këshillin e Evropës me datën 20 maj të këtij viti, do ta mirëpresin kërkesën tonë për anëtarësim”, tha zonja Gërvalla Schëarz.

Paralajmërimet e Serbisë për tërheqje të njohjes së Kosovës, ajo i quajti qasje destruktive ndaj fqinjëve duke nënvizuar se ato paraqesin dy mundësi, njëra është që janë lajme të rreme dhe tjetra është që Serbia nuk ka pushuar asnjëherë në fushatën e saj për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës e cila është njohur nga mbi 110 vende të botës dhe i kundërvihet çdo veprimi të Prishtinës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /VOA

Etiketa: kosoveSerbiSHBA

Lajme të lidhura

RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026
BOTA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026
AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
Para

Ukraina planifikon armatimin e 1 milion njerëzve

TË GJITHA

Qeveria si ekuilibristi në tel mes investitorëve dhe qytetarëve të anashkaluar

08:19 : 06/06/2026

Sherr me sende të forta në Sarandë, disa të lënduar në spital! 6 të shoqëruar në polici

08:14 : 06/06/2026

Sot mot i kthjellët, temperaturat shënojnë sërish rritje

08:04 : 06/06/2026

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş