• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK vs Drejtësia e Vjetër, faktet e shifrat. Sa vlejnë duartrokitjet për “heronjtë e fëmijëve”

09:18 : 01/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prej gati tre vjetësh, që kur u krijua Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, ka një tendencë për të duartrokitur nga qeveria dhe ndërkombëtarët çdo lloj veprimi të kryer nga prokurorët specialë, në tentativë për të bindur se kjo është “drejtësia e re” dhe e shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.

Reforma në Drejtësi, pjesë e të cilës ishte edhe SPAK-u, ishte një domosdoshmëri, për të lëvizur ujërat në atë që konsiderohej si “drejtësi e vjetër”, e cila kishte jo pak kusure sa i përket korrupsionit dhe paaftësisë.

Megjithatë, “heronjtë e fëmijëve”, siç i konsideroi prokurorët e SPAK-ut ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, të paktën deri më tani, nuk kanë dhënë ndonjë sinjal, jo vetëm që ta meritojnë atë emërtim, por edhe t’i afrohen më së paku rezultateve të “Drejtësisë së Vjetër”.

Natyrisht, koha në dispozicion të SPAK-ut është e pakët, por gjithësesi intensiteti i çështjeve sensitive që kanë pasur dhe kanë në trajtim, ka qenë i lartë. Rezultati, ende shumë larg pritshmërive.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

“Boldnews.al” ka bërë një krahasim ndërmjet rezultateve të ‘Drejtësisë së Vjetër” të viteve të fundit dhe “Drejtësisë së Re”, të përfaqësuar nga SPAK-u.

Gjithësesi, duhet mbajtur në vëmendje se puna e drejtësisë nuk është me normë. Personat dërgohen para përgjegjësisë ligjore në bazë të provave. Dhe, për mbledhjen e tyre, sidomos për zyrtarët e veshur me petk politik, më së pari duhet vullnet. A ekziston ai tani?

Politikanët e arrestuar

Mbështetësit “e verbër” të SPAK-ut treguan një ngazëllim të madh mbi urdhërat e prokurorëve specialë për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Media pro-qeveritare dhe partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë vrapuan ta konsiderojnë si “sukses të madh” dhe si “herën e parë” të arrestimit të deputetëve dhe ish-ministrave.

Shifrat tregojnë të kundërtën. “Drejtësia e vjetër” arrestoi një ish-ministër, Spiro Kserën, dhe të paktën tre deputetë në detyrë-Mark Frroku, Armando Prenga e Tom Doshi.

Lefter Koka dhe Alqi Bllako dyshohen për korrupsion dhe këto janë veprime, për të cilat opinioni ka pritshmëri. Por, korrupsion ka, ka pasur dhe do të ketë në vende me tranzicion të gjatë si ku i yni.

Ndaj, më shumë se sa vepra, efekt bëri arrestimi nga SPAK-u i funksionarëve ish-ministër dhe ish-deputet. Dhe, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Rastet e “Drejtësisë së vjetër” e rrëzojnë mitin e ri të prokurorëve specialë.

Rasti “Tahiri”

SPAK mori “dekoratat publike dhe ndërkombëtare” për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kushdo që ka një memorie mesatare, kujton betejën në Parlament që zhvilloi “Drejtësia e Vjetër” me maxhorancën socialiste, kur ish-Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi arrestimin e Tahirit në nëntor 2017.

Tashmë, Saimir Tahiri është i dënuar me provat e siguruara nga “Drejtësia e Vjetër”.

Rasti “Llalla”

Duatrokitje dhe “hapje shampanje” shoqëruan dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Një vendim, që për shumë kënd, dëshmonte për “drejtësi me regji ndërkombëtare”, e cila u aktivizua pas përplasjes publike ndërmjet Llallës dhe ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu.

Edhe hetimi ndaj Llallës nisi nga “Drejtësia e Vjetër”, e përfaqësuar në ditët e saj të fundit nga Donika Prela.

Adriatik Llalla u dënua për “mosdeklarim të pasurisë”, një vepër e cila nuk ka dërguar kurrë më parë njeri në burg. Për më tepër, njeriu që u mor drejtëpërdrejtë me këtë çështje, Donika Prela, ishte vetë në një situatë shumë më të pafavorshme me ligjin për pasurinë, krahasuar me Llallën.

E, megjithatë, Prela mori masë penalizuese maksimale vetëm largimin nga detyra, ndërkohë që standarti i vendosur prej saj për ish-Kryeprokurorin, duhet të kishte të njëjtin efekt mbi vetë “prokuroren e fortë”.

Gjithësesi, e gjithë kjo histori, nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un, pavarësisht se kjo strukturë mori meritat e duartrokitjet.

Arrestimet në drejtësi

Prej më shumë se një viti, SPAK-ut ia varur shiritat e dafinës për luftën kundër korrupsionit në drejtësi, nisur nga arrestimi dhe dënimi i një gjyqtareje në gjykatën periferike të Krujës, Enkeleida Hoxha.

“Drejtësia e Vjetër”, vetëm në vitet e fundit, krijoi “një gjykatë” të tërë në burgje.

Të paktën 8 gjyqtarë e prokurorë u dënuan për korrupsion nga viti 2014-2017. Ndër ta ishin: Majlinda Andrea, anëtare e Gjykatës së Lartë; gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri; gjyqtarët Shtjefën Lleshi, Rasim Doda, Ibrahim Hoxha e Dhimitër Pojanaku; prokurorët Pëllumb Prençi e Haxhi Giu.

Pra, “duatrokitjet” për SPAK-un edhe në këtë drejtim janë të tepërta, të paktën deri më tani.

Kryebashkiakë të arrestuar

“Drejtësia e Re”, e përfaqësuar nga SPAK, ka bërë goditjen më të fortë në radhët e pushtetit lokal, me arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Pas këtij arrestimi, megafonët publikë u shpërndanë në media për të dëshmuar se kjo ishte goditja e parë në historinë e drejtësisë shqiptare.

Edhe këtë herë, si përherë, propaganduesit e sukseseve të “Drejtësisë së Re, ishin të pasaktë.

Në vitet e fundit të “Drejtësisë së vjetër” u arrestuan ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili.

Shifrat tregojnë se “heronjtë e fëmijëve tanë” duhet të punojnë akoma më shumë për të fituar këtë status, të cilin për momentin, nuk e meritojnë aspak.

Etiketa: drejtesiaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
Para

''Temperatura që nuk përballohen''/ Ekspertët paralajmërojnë qytetarët në Delhi

TË GJITHA

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025

Amazon do të shkurtojë 30 mijë vende pune

21:59 : 28/10/2025

“Teodori 2003” sfidon shtetin, vijon punimet për HEC-in në Martanesh pa leje ndërtimi

21:45 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com