Fifi ka reaguar ashpër pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme. Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte shtëpinë e Big Brother VIP, aktori i humorit i tregon Mozzik-ut dhe vendin ku u rrëzua Fifi.
“Këtu u rrëzua Fifi”, teksa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.
Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq. Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet: “Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.
Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.
Ditën e sotme, Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë deklaratë të bërë nga ana e këngëtares me të cilën krijoi një raport të ngushtë shoqëror kur ishin pjesë e formatit.
Ai ka publikuar një video ku thotë: “Në fakt unë tani u zgjova dhe pashë komentet në lidhje me skeçin dhe nuk e kuptoj Fifin dhe që do ndjekin anën ligjore. Ku është problemi?”
Ndërkohë krejt papritur në video shfaqet Fifi e cila është e ulur me Donaldin në tryezë. “Prit se po bëj video thotë ai me ironi” dhe më pas vazhdon “Edhe unë jam gati të ndjek anën ligjore dhe po bëj gati avokatët e mi dhe le ta ndjekë. Ia them publikisht. E pres në gjyq.”
E gjithë kjo video ishte e realizuar me ironi duke treguar se ende janë miq të mirë madje i kanë sqaruar të gjitha pakënaqësitë.