• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lufta e Rusisë: Quo Vadis?

09:51 : 27/04/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Agresioni rus mbi Ukrainën vijon të ngelet kryefjala e lajmeve botërore ndonëse janë mbushur plot dy muaj nga fillimi i pushtimit. Pavarësisht se shumë analiza, madje dhe në mediet perëndimore, për mos të përmendur ato pro-narrativës së Kremlinit kanë hedhur hije dyshimi qysh në fillim për nxitje të konfliktit nga Zelensky dhe Ukraina, për moral të dobët të ushtrisë ukrainase, për rënie të shpejtë të Kievit etj., përgënjeshtrimi më i madh janë vetë faktet kokëforta që vijnë nga terreni.

Së pari, Rusisë i janë vrarë rreth 21 mijë ushtarë dhe mendohet që trefishi të jenë të plagosur, çka nga një forcë fillestare prej rreth 150 mijë ushtarësh t’i kenë ngelur në terren sot vetëm gjysma pra rreth 75 mijë. Ndërkohë që sot luftohet në Ukrainën Lindore, mendohet se diferencat mes ushtrive janë në kufijtë e 15-20 mijë në rastin më të mirë për rusët. Rusia jo vetëm nuk i përforcoi ndjeshëm trupat, por shtoi vetëm rreth 10 mijë syresh gjatë kësaj kohe, por nuk ka bërë as ndonjë ndryshim drastik në strukturën ushtarake me përjashtim të “Kasapit të Sirisë”, gjeneralit Dvornikv që u dërgua pasi Federata Ruse humbi rreth gjashtë gjeneralë komandues në front të betejës, si asnjë fuqi tjetër ushtarake nga lufta e dytë botërore e këtej. Për mos të përmendur moralin e bjerrur të forcave ruse, mungesën e përgatitjes strategjike dhe taktike të tyre, mungesën e logjistikës, korrupsionin e thellë që i ka lënë mjetet e luftimit të amortizuara etj.

Së dyti, duket se Putin nuk ka nxënë nga mungesa e një komande autonome ushtarake e cila sikundër ka theksuar së fundmi dhe njohësi i hollë i Rusisë Mark Galeotti, bëri që Stalini të reflektojë pas gabimeve që bëri në luftën e dimrit me Finlandën. Duke mos e lëshuar komandën e përgjithshme nga dora, por duke pasur njëkohësisht informacion të cunguar, shpeshherë edhe dezinformata për shkak të servilizmit të skajshëm të FSB-së dhe burimeve të tjera të inteligjencës (mjaft të kujtojmë që Vladislav Surkov që ishte kryeinformatori për Ukrainën dhe kryearkitekti i politikës mbi të u arrestua para ca ditësh) dhe duke dashur të dalë “me nder” nga situata aspak e këndshme ku është futur, në fakt ka gjasa të rëndojë pozitat e tij dhe shtetit që drejton. Duke i’u dashur patjetër një fitore deri në 9 maj, ditën e fitores mbi fashizmin që ta kremtojë në paradën e përvitshme në Moskë, Putin dhe rrethi i tij i afërt po lënë pak shpresë për një zgjidhje racionale të situatës me dobi për të vetë dhe Rusinë.

Së fundmi, nuk duhet harruar që ushtria rusë ka humbur ndërkohë rreth gjysmën e arsenalit të saj ushtarakë, përfshirë tanke dhe mjete të rënda në Ukrainë dhe një pjesë e mirë e tyre po përdoren kundër tyre nga ukrainasit. Këta të fundit duke kombinuar forcat e ushtrisë së rregullt me ato guerrille, janë furnizuar ndërkohë dhe me importe armësh të sofistikuara nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia e të tjerë vende antare të NATOs dhe BE-së, duke pasur një avantazh strategjik dhe taktik që shumëfishohet nga fakti që luftojnë në tokën e tyre, një terren që njohin mirë dhe kanë moral të lartë pasi mbrojnë lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor.

Lexo edhe:

Fije që priten

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

Etiketa: ilir kalemajLufta e Rusisë: Quo Vadis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
Para

Putin përmend sërish Kosovën, ja me çfarë e krahasoi

TË GJITHA

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş