• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtësia e Re/ Gjobitet për pasurinë ish-nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku

12:40 : 17/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING
Ish-nënkryetari i KLGJ, Maksim Qoku

Ish-nënkryetari i KLGJ, Maksim Qoku

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ose siç njihet ndryshe edhe “qeveria e gjyqtarëve”, ka si detyrë kryesore verifikimin e pasurisë për kandidatët për magjistratë të rinj dhe për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Është një detyrë e rëndësishme dhe specifike, sidomos në situatën kur opinioni publik shqiptar vijon të jetë skeptik për integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Por, duket se edhe vetë anëtarët e “qeverisë së gjyqtarëve” nuk janë edhe aq të imunizuar nga problemet me ligjin për pasurinë.

Maksim Qoku, i cili deri para pak javësh ka mbajtur pozicionin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, është gjobitur me 300 mijë lekë të reja nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Lexo edhe:

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

Qoku u emërua në Këshillin e Lartë Gjyqësor në nëntor të vitit 2018 për një mandat 3-vjeçar, nga radhët e pedagogëve të institucioneve arsimore.

Më tej, ai u zgjodh zëvendëskryetar i KLGJ-së, pas një votimi të kryer brenda radhëve të 11 anëtarëve të institucionit, në Dhjetor 2018.

Qoku ishte ende anëtar në detyrë, kur Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, me vendimin nr. 38, datë 1 Nëntor 2021, vendosi ta gjobisë atë me shumën 500 mijë lekë të reja, për shkak të shkeljeve të ligjit “Për pasurinë”.

Drejtuesi i lartë i KLGJ-së e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Kjo e fundit, në 7 Shkurt 2022, pranoi pjesërisht padinë, duke zbritur masën e gjobës nga 500 mijë lekë në 300 mijë lekë.

Në foto: Vendimi i Gjykatës Administrative Tiranë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të gjobës ndaj Maksim Qokut

Por, mesa duket, Maksim Qoku nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës dhe ILDKPKI është detyruar t’i drejtohet Gjykatës Administrative të kryeqytetit, me kërkesë lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të detyrueshëm të gjobës.

Në 28 Mars të këtij viti, Administrativja e Tiranës pranoi kërkesën e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, duke nxjerrë urdhërin e ekzekutimit, i cili detyron Maksim Qokun, tashmë i larguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që të paguajë masën administrative për shkeljen e ligjit “Për pasurinë”.

 

Etiketa: KLGJMaks Qoku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

14:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
TV cameras in raw
AKTUALITET

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ

12:10 : 18/06/2026
AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
Para

Rrahu nënën, arrestohet i riu në Fier

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş