• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sofja nuk heq veton për Shkupin

20:43 : 15/04/2022
në RAJONI

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska nuk është optimiste për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Francës me BE-në. Në nje seancë të mbyllur në Kuvendin bullgar, siç kanë njoftuar mediat e atjeshme Gençovska ka theksuar se nuk ka kurrfarë përparimi për çështjet e hapura politike. Sipas saj ekziston dallim i madh midis Qeverisë së Bullgarisë dhe Ministrisë së Jashtme për mënyrën e zgjidhjes së kontestit. Shefja e diplomacisë bullgare ka thënë se nuk ka kohë deri në fund të qershorit të hapet Kushtetuta dhe në të të figurojnë bullgarët si komb shtetformues.

“Nëse e shohim realisht deri në fund të kryesimit francez me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të mund ta hapin Kushtetutën dhe ta mbyllin këtë proces”, tha Teodora Gençovska, ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Sipas Gençovskës fare nuk ekziston marrëveshje, e cila do të ishte bazë për zgjidhje, me çka praktikisht e përgënjeshtroi ministrin e Jashtëm Bujar Osmani. Ai një ditë më parë tha se pritet përgjigje nga pala bullgare për propozim marrëveshje, e cila është e pranueshme për Shkupin. Por nga Sofja sot thanë se për këtë propozim që në shkurt janë përgjigjur me JO. E vetmja gjë që zbuloi ministri i Jashtëm është se gjatë kësaj periudhe po diskutohet për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë, përkatësisht nëse kjo kërkesë e Sofjes do të jetë pjesë e kornizës negociuese dhe në cilën fazë të negociatave. Komuniteti bullgar është arsyeja e vizitës së nesërme të kryeministrit Kiril Petkov, në vend.

“Detyra e qeverisë bullgare është të mbështesë komunitetin bullgar në Maqedoni. Besoj se për momentin edhe Qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut po e kupton se sa prioritet i madh është ky për Bullgarinë, dhe ne po punojmë së bashku për të ngritur prioritetin e këtyre njerëzve në shoqërinë maqedonase”, u shpreh Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Petkov do të shoqërohet nga zëvendëspresidentja Iliana Jotova, si dhe ish-ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva. Ka qenë Zaharieva ajo që ka akuzuar kryeministrin se ka premtuar se do të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave, pa asnjë garanci për respektimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni.

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

“Nuk është e vërtetë, nuk kam bërë premtime—tha kryeministri, dhe njëkohësisht kemi informacion shumë të besueshëm dhe të sigurt, që ai ka premtuar në maj ose më së voni në qershor të miratohet korniza negociuese nga Bullgaria”, theksoi Ekaterina Zaharieva – partia GERB.

Në një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank Shtajnmajer, siç njofton shërbimi për shtyp i presidentit bullgar, Rumen Radev theksoi se pret rezultate konkrete në respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend, para se të pajtohet për fillimin e negociatave.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
BOTA

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026
Lajmet e Dites

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026
BOTA

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026
AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026
Botërori 2026

Si Spanja ndryshoi kuptimin e “kontrollit” në futboll?

17:39 : 15/07/2026
Para

Platforma e Alibeajt, Bogdani: Pa Berishën nuk ka bashkim në PD

TË GJITHA

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

17:47 : 15/07/2026

Si Spanja ndryshoi kuptimin e “kontrollit” në futboll?

17:39 : 15/07/2026

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş