• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I refuzuan kërkesën për rekurs, zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë për ish-ministrin Koka

12:20 : 13/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Zbardhet vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e Lefter Kokës, për të lënë qelinë.

Në arsyetim, Gjykata e Lartë thotë se Koka ka marrë njëherë përgjigje nga Gjykata e Apelit, e cila e la në burg, dhe rrjedhimisht sipas tyre, ajo nuk mund të rishikojë një kërkesë për të cilën i akuzuari ka marrë njëherë përgjigje nga një gjykatë Apeli.

“Kolegji vlerëson se kërkuesi ka paraqitur si shkaqe rekursi të njëjtat pretendime si në ankimin e paraqitur përpara gjykatës së apelit, pretendime për të cilat ai ka marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Është momenti për tu vënë në pah se, Gjykata e Lartë është vetëm një gjykatë ligji, e cila shqyrton pretendimet e palëve për zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural, ose kur vendimi i ankimuar vjen në kundërshtim me praktikën e Kolegjit Penal ose të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Pra, kjo gjykatë nuk është një gjykatë fakti dhe pretendimet për vlerësim të gabuar të provave janë një çështje që del jashtë juridiksionit ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë“, arsyeton Gjykata e Lartë në vendim.

Më tej, Gjykata e Lartë shpjegon se me ndryshimet e Kodit Penal, rezulton se rekursi duhet të përmbajë shkaqet për të cilat kërkohet prishja apo ndryshimi i vendimit, si dhe argumentet që mbështesin pretendimin se ekzistojnë shkaqe për rekurs sipas parashikimeve të nenit 432 të këtij Kodi.

“Paraqitja e rekursit për shkaqe të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 432 të Kodit të procedurës Penale, apo pa u argumentuar ato, përbën shkak që Kolegji të vendosë mospranim të rekursit sipas nenit 433 të K.Pr.Penale, i cili parashikon se: “Rekursi nuk pranohet në qoftë se bëhet për shkaqe të ndryshme nga ato që lejon ligji, si dhe kur Gjykata e Lartë çmon se çështja nuk duhet të shqyrtohet prej saj, sipas përcaktimeve të paragrafit 1, të nenit 432, të këtij Kodi”.

Lexo edhe:

Apeli e ktheu në qeli, nuk ekzekutohet vendimi për Lefter Kokën, ndodhet jashtë vendit

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

Po ashtu, Gjykata e Lartë thekson se, gjykatat e faktit kanë arsyetuar drejtë, së pari në lidhje me dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova që i dyshuari mund të ketë kryer veprat penale, të cilat i atribuohen nga prokuroria.“Gjykatat kanë arsyetuar gjithashtu edhe në lidhje me kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Lefter Koka dhe përse kjo masë sigurimi personal përbën masën më të përshtatshme dhe në përputhje me nevojat e sigurimit në rastin objekt shqyrtimi”, arsyeton Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë.

Më tej, Kolegji thekson:

-Në lidhje me pretendimet për provueshmërinë e akuzës ndaj kërkuesit, Kolegji vlerëson se këto çështje nuk i përkasin kësaj faze procedurale. Në fazën e hetimeve paraprake në të cilën ndodhet çështja, gjykata e hetimeve paraprake ka arsyetuar në lidhje me masën e sigurimit të caktuar ndaj personit nën hetim. Pretendimet e tjera që i përkasin themelit të çështjes do të gjykohen në një fazë të mëvonshme, gjatë shqyrtimit të çështjes në themel (nëse çështja penale do të avancojë deri në atë fazë).

-Në lidhje me pretendimet për kushtet shëndetësore të rënduara të kërkuesit, që nuk përligjin vijueshmërinë e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, Kolegji vlerëson se këto pretendime janë shqyrtuar një herë dhe kanë marrë përgjigje të arsyetuar nga gjykata e apelit. Gjatë shqyrtimit të rekursit në dhomën e këshillimit nuk konstatohet se ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural në vendimmarrjen e kësaj gjykate, vendimi i së cilës është rekursuar në Gjykatën e Lartë.

-Sa më sipër, Kolegji arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka kundër vendimit nr. 01, datë 02.01.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk përmban asnjërin prej shkaqeve të parashikuara në nenin 433 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet. 

Etiketa: lefter koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli e ktheu në qeli, nuk ekzekutohet vendimi për Lefter Kokën, ndodhet jashtë vendit

10:03 : 15/05/2026
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

15:39 : 14/05/2026
AKTUALITET

SPAK kërkon rikthimin në burg/ Gjykata nuk gjen Lefter Kokën. Posta: Është larguar

10:58 : 24/04/2026
AKTUALITET

Nga Dako, Koka, Berberi e Sterilizimi, “show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake

10:10 : 19/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i Lefter Kokës bën lëmsh drejtësinë/ SPAK hetoi gjykatën e Durrësit, Apeli kritika Gjykatës së Lartë

14:38 : 17/03/2026
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rikthen pjesërisht dosjen e inceneratorit të Tiranës, SPAK: Ka prova të reja ndaj Lefter Kokës

12:38 : 04/03/2026
Para

Rudina Dembacaj tregon arsyen se përse nuk ka pranuar të ketë një fëmijë me Mark Frrokun

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom