• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i inceneratorëve/ Vasili publikon dokumentet: Si u lejua që pronat shtetërore të lihen kolateral

14:20 : 07/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar të tjera fakte që lidhen me aferën e inceneratorëve. Sipas Vasilit, institucionet shtetërore “lejuan lënien peng të pronave shtetërore për të marrë kredi kompania e inceneratorit të Tiranës”.

“Në mënyrë skandaloze institucionet shqiptare, qeveria e pushtetit lokal, Bashkia e Tiranës dhe MIE miratojnë marrjen e 8 milionë eurove kredi nga Klodian Zoto pikërisht në 4 nëntor të vitit 2021 ndërkohë që për çështjen kishte filluar hetimi dhe sekuestrimi i dokumentacioneve. Në marrëveshjen e inceneratorëve, thuhej në mënyrën më skandaloze se koncesionari, pra Zoto dhe kompani kishin të drejtë të linin peng dhe kolateral pronat dhe asetet shtetërore, sheshet dhe servitutin e kalimit si dhe të ardhurat e përfituara, pra gjithçka”, tha Vasili ne deklaratën e tij per mediat.

“Skandali dytë tjetër i madh që trajton qartë marrëdhëniet koncesionar-Bashki Tiranë është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake me sebepin e pandemisë.

Koncesionari nuk ka asnjë lidhje me aktivitete që lidhen me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve, por ka për detyrë incenerimin dhe trajtimin e mbeturinave sipas marrëveshjes përkatëse.

Dokumentat e provojnë qartë këtë gjë sepse koncesionari i ka marrë ato po me qira nga kompani që kryejnë këto shërbime por këtu vjen edhe një fakt tjetër akoma dhe më interesant”, tha Vasili.

Lexo edhe:

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

Jemi sot për të denoncuar të tjera fakte të rënda që lidhen me aferën e inceneratorëve. Në mënyrë skandaloze institucionet shqiptare, qeveria e pushtetit lokal, Bashkia e Tiranës dhe MIE miratojnë marrjen e 8 milionë eurove kredi nga Klodian Zoto pikërisht në 4 nëntor të vitit 2021 ndërkohë që për çështjen kishte filluar hetimi dhe sekuestrimi i dokumentacioneve.

Në marrëveshjen e inceneratorëve, thuhej në mënyrën më skandaloze se koncesionari, pra Zoto dhe kompani kishin të drejtë të linin peng dhe kolateral pronat dhe asetet shtetërore, sheshet dhe servitutin e kalimit si dhe të ardhurat e përfituara, pra gjithçka.

Banka përkatëse, ku koncesionari kishte bërë kërkesën për kredi në mënyrë të përgjegjshme karshi likuiditeve të saja i kërkon koncesionarit të njoftojë autoritetin kontraktor(MIE) dhe të marrë konfirmim me shkrim nga Bashkia Tiranë për të vendosur si garanci pagesat dhe asetet shtetërore. Këto dy të fundit nuk bëjnë as më të voglin kundërshtim dhe lejojnë marrjen e kredisë e cila disbursohet rreth 6.9 milionë euro në tranzhin e parë.

Kaq e patolerueshme dhe e rëndë bëhet situata sa vetë banka detyrohet që pas marrjes së informacioneve mediatike të ndërpresë dhënien e tranzhit të fundit prej 1.1 milionë euro pasi kishte dyshime lidhur me koncesionarin dhe veprimatarinë e tij dhe për këtë gjë në datën 7 dhjetor i drejtohet zyrtarisht kompanise duke refuzuar disbursimin.

Pra të nderuar qytetarë, në vend që detyrën e mbrojtjes së interesit publik ashtu siç e kanë për detyrë ta kryenin qeveria dhe Bashkia e Tiranës këtë e bën banka private.

Skandali dytë tjetër i madh që trajton qartë marrëdhëniet koncesionar-Bashki Tiranë është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake me sebepin e pandemisë. Koncesionari nuk ka asnjë lidhje me aktivitete që lidhen me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve, por ka për detyrë incenerimin dhe trajtimin e mbeturinave sipas marrëveshjes përkatëse.

Dokumentat e provojnë qartë këtë gjë sepse koncesionari i ka marrë ato po me qira nga kompani që kryejnë këto shërbime por këtu vjen edhe një fakt tjetër akoma dhe më interesant.

Nga dokumentat që ne disponojmë për një pjesë të automjeteve për katër prej tyre janë marrë nga kompania Alba Rent me administratore Elda Gonxhja, bashkëshortja e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja. Vetëm për këto katër automjete për të cilat ne disponojmë kontratën kompania koncesionare paguan një shumë vjetore prej 38.400 euro qira.

Pra, është shumë e qartë sesi janë shpërdoruar paratë publike dhe plaçiktur ato në rrethin e ngushtë të koncesionarit, kryetarit të bashkisë dhe kompani të zyrtarëve të tjerë shtetërorë duke bërë batërdi me paratë publike.

Këto janë disa dokumente që ne na u vunë në dispozicion është sigurisht e qartë që SPAK ka të gjitha mundësitë dhe fuqinë ligjore për t’i zbardhur deri në fund për t’i çuar përgjegjësit para ligjit por dhe për të informuar dhe opinionin publik shqiptar mbi gjithçka ka ndodhur.


Etiketa: inceneratoretskandalvasili

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

22:13 : 23/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

19:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Pagoi 113 mln lekë per legalizimin, por i shembën pronën! Qytetari në Fier ende pa dëmshpërblim

21:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Shqiptarët janë grabitur”/ Këlliçi: 4 miliardë euro për rrugë dhe sërish trafik kilometrik

18:03 : 19/05/2026
Para
Foto: Postim Instagrami

Punon kamariere në klub nate në Kanada, flet ish-partnerja e Stresit: Ja për sa orë i fitoj 500 dollarë

TË GJITHA

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom