• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sinjale të trazuara të politikës

14:33 : 06/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Dy anët e medaljes, shila dhe karibda e politikës shqiptare, pra PS dhe PD janë në proces të ethshëm konkurrimi dhe ridimensionimi, gare dhe dinamikash të brendshme. Si dy anë të një pasqyre duke reflektuar njëkohshëm ndryshimet që ndodhin te pala tjetër. Ndryshime epokale sidomos për PD-në që është duke kaluar një nga krizat e saj më ekzistenciale në këto tre dekada. Fushata që ka nisur për zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së ka risi që sjell debat dhe energji të munguara por edhe ndasi që zor se mbulohen me thirrjet retorike për bashkim. Hapja e diskutimit është fillimi i thyerjes së tabuve. Natyrisht jo çdo gjë është perfekte. Duke nisur nga koha. E pamjaftueshme për të bërë fushatë në garën për kryetarin e ri të partisë, ndonëse nisja e funksionimit të organeve të tjera drejtuese mund të jetë një ogur i mbarë në lidhje me funksionimin e parametrave demokratikë brenda partisë. Natyrisht në rast se premtimet bëhen realitet.

PD e ka imperativë të reduktojë numrin e antarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe organeve të tjera të partisë në bazë dhe në qendër duke përfshirë seksionet dhe grupseksionet. Rritja pa kriter e antarësisë së tyre i ka defunksionalizuar dhe ka shterruar debatin politik dhe ideor ndër vite. Së dyti duhet me patjetër në rishikimin e statusit të vendosen kritere të korrigjimit të deficitit demokratik, të tilla si legalizimi i fraksioneve apo korrenteve ideorë si dhe primaret si mekanizmi bazë i filtrimit të kandidatëve për kryebashkiakë, antarë këshilli dhe deputetë. Madje në këto primare si votues por edhe të votuar mund të jenë jo vetëm antarët e kësaj force por edhe simpatizantët. Vetëm mekanizmat institucionalë mund të jenë garantuesit më të mirë që premtime të pambajtura nuk do të ketë më.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste është duke përgatitur Kongresin e saj. Pas vitesh me radhë mungese zgjedhjesh për asamblenë kombëtare dhe kryesinë. Natyrisht fituesi nuk gjykohet por mekanizmat institucionalë për një kohë të gjatë nuk kanë funksionuar sic duhet. FRESSH dhe Forumi i Gruas gati janë atrofizuar. Propozimet për në Kongres përfshirë ndërprerjen arbitrare të mandatit të kryetarëve të partisë në 61 bashkitë e vendit, plus dublimi i tytre me një “kancelar” të emëruar nga “qendra” janë shembuj të thellimit të deficitit demokratik. Por këto lëvizje në fakt kanë shërbyer ndër vite që Partia Socialiste të mirëfunksionojë elektoralisht, të ketë më tepër llogaridhënie në drejtim të rezultateve dhe ka ruajtur një organizim të mirë brendapartiak me strukturat e trashëguara që kanë mundur ta risjellin fituese për tre zgjedhje parlamentare dhe po aq lokale të njëpasnjëshme. Shto këtu dhe mekanizmat ekstraligjorë si përdorimi i patronazhistëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë paguar me para publike për pozicione paralele që kanë mbajtur në shtet dhe paguar me paratë e taksapaguesve dhe panorama del më e plotë.

Nga ana tjetër rikthimi te logoja dhe stema origjinale e partisë është shumë e ngjashme me styrategjinë e Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit që rikthyen vulën, stemën dhe logon historike të para disa muajve. Gjithashtu Partia Socialiste e ballafaquar me një numër jo të vogël skandalesh që kanë përfshirë të zgjedhur si deputetë apo kryebashkiakë të saj, do miratojë në kongresin e së shtunës dhe Kodin e ri Etik të partisë që sanksionon përgjegjësinë individuale duke nisur nga formulari i dekriminalizimit që plotëson kandidati për deputet apo kryetar bashkie dhe deri te përgjegjësia morale dhe publike që do të cojë në përjashtimin e atyre kandidatëne që nuk kanë qenë korrekt me deklarimet e tyre apo kanë fshehur të kaluarën e dyshimtë.

Lexo edhe:

Morali i munguar i politikës

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

Ndërkohë pas një viti vijnë zgjedhjet lokale. Ende të njëjtat sfida për të dy kampet që fillojnë nga një lidership i stër-konsumuar, xhaketa të vjetra, shpesh të arnuara, me pak besueshmëri publike, me mendim politik të calë, pa propozuar reforma konkrete të politikave publike apo agjendave zhvillimore. Pak apo aspak debat në lidhje me mekanizmat institucionalë të korrektimit të deficitit demokratik brendapërbrenda partive politike dhe mjeteve për të rifituar legjitimitetin. Pak shpresë në lidhje me programet dhe agjendat për të adresuar problemet më akute që ka vendi që nga kriza e çmimeve të konsumit, stanjacioni ekonomik, rritja shpërpjestimore e borxhit në raport me pbb-në, emigrimi në masë dhe ikja e trurit, ngelja mbrapa në inovacion dhe teknologji, mungesa e kërkimit shkencor cilësor dhe standartet e munguara në shëndetësi, arsim, energjetikë etj. Shqiptarët po ngrysen më të varfër dhe po gdhihen dhe më të pashpresë çdo ditë që kalon ndërkohë që klasa politike bën krehjen e radhës. Dhe megjithatë mbreti është prapë lakuriq si te përralla e famshme e Andersenit.

Etiketa: ilir kalemajSinjale të trazuara të politikës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
AKTUALITET

Bilanci i një jave

12:39 : 09/05/2026
AKTUALITET

Pabarazia e fushës së lojës dhe rifitimi i legjitimitetit demokratik

13:48 : 20/04/2026
AKTUALITET

Nurellari: Berisha, Meta dhe Rama, edhe biznesmenët i ndajnë bashkë

12:40 : 11/04/2026
Para
CREDIT: CHRISTOPHER POLK/SHUTTERSTOCK

Çfarë ndodhi? Ndahet çifti i njohur i showbiz-it

TË GJITHA

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom