• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush e ka fajin që dështojnë protestat

15:17 : 02/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Paaftësia për të protestuar mori një konfirmim dramatik me dështimin e protestës së fundit. Ata që thirrën protestat e para, nuk mundën ta përsërisnin suksesin, pavarësisht se çmimi i naftës u rrit një ditë përpara thirrjes. Ishin heronj deri ditën e zbrazjes së bulevardit, u quajtën tradhtarë ditën e fundit, nga ata që e kërkuan shpjegimin e dështimit gabim.

Pse dështojnë protestat? Kush është fajtori? Populli, organizatorët “e kompromentuar”, apo partitë politike që ndërhyjnë?

Këto alternativa janë sjellë si shpjegim deri tani, por asnjëra nuk është në gjendje të mbrohet. Është populli kur nuk ka pjesëmarrje, kur bulevardi mbushet e kanë fajin organizatorët, kur fillon të zbrazet e kanë fajin partitë që duan të marrin kontrollin.

Janë copa të pamjaftueshme për të plotësuar puzzle-in. Edhe sepse arsyet kërkohen brenda bulevardit. Mjafton një vështrim në Perëndim, për të kuptuar që arsyeja kryesore e dështimit është mungesa e strukturës sociale, e organizimit të punës dhe grupeve të interesit.
Kjo shpjegon të gjitha ato që sillen si shkaqet e dështimit, por në fakt janë pasoja. Populli nuk është i paditur dhe frikacak, por i paorganizuar. Nuk ka sindikata sipas grupeve të interesit dhe të kontrolluara nga grupet e interesit. Nëse në Spanjë kamionistët bllokuan rrugët, askush nuk guxoi ta thyente grevën dhe të prishte protestën. As qeveria, as bizneset që i kanë punësuar nuk guxuan të marrin masa ndaj protestuesve, sepse situata do të përshkallëzohej. Nëse do të pushohej nga puna një kamionist- protestues, sindikata do ta zgjaste grevën dhe do të shtonte kërkesat. Pronari mund të gjejë një kamionist jashtë sindikatës për ta zëvendësuar, por do të humbiste një flotë të tërë, që është në sindikatë dhe do të bllokohej.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

Në Shqipëri, ku Kryeministri mburret me mungesën e sindikatave, nëse do të protestonin të punësuarit në Shtet apo Privat, mund ta humbasin vendin e punës, të zëvendësohen dhe të mbeten pa të ardhurat jetike. Nëse del në protestë se paga nuk të mjafton, se punëdhënësi të keqtrajton, se qeveria spekulon, mund të humbasësh edhe statusin minimal, protesta, në vend që ta përmirësojë, mund ta përkeqësojë jetën.

Shqiptarët nuk janë më frikacakë se popujt e tjerë, janë vetëm të destrukturuar, janë të vetmuar. Për shkak të komunizmit të egër që, jo vetëm i ndaloi organizimet e punës, por edhe i zëvendësoi me struktura të drejtuara nga pushteti që ishte i një partie totalitare.
Kështu vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit, sepse ndarja me të nuk u bë kurrë, ose u bë keq. Organizimet e reja u morën në kontroll nga partitë e reja, të vjetrat vazhduar nën kontrollin e partisë së vjetër. Sindikatat u bënë grabitës pronash në shkëmbim të pushtetit që jepte fuqia e bashkimit të grupeve të interesit. Secila parti kishte sindikatën e vet të preferuar deri sa autoriteti i tyre mori fund bashkë me pronat që u shitën e u falën në mënyrë kriminale.

U zëvendësuan me shoqata jofitimprurëse, që më shumë përfaqësonin donatorët se grupet e interesit, derisa donator u bë shteti.

Protesta e studentëve që filloi si shpresa më e madhe e zgjimit dhe përfundoi në copa, e kafshuar nga shoqata partiake, parapolitike, apo grupime të çorientuara, dha sinjalin e çorganizimit dhe përçarjes së mbjellë këto 30 vjet, megjithëse fara ka qenë aty që në gjenezën e kombit.

Sot jemi në situatën ku qytetarët duhet të përballen vetëm me problemet. Përveç vulnerabilitetit të vetmisë, është dyshimi i mbjellë nga e shkuara, se organizimi nuk do të sjellë rezultate për të gjithë, por vetëm për një përfaqësi abuzuese. Sherret për mikrofonin në protesta, dalja aty e njerëzve pa mbështetës por me shumë ambicie personale që mbi të gjitha nuk i bashkon as vizioni për zgjidhjen e problemit me qeverinë, vetëm sa e shkërmoq grumbullimin.

I vetmi grup kompakt protestuesisht mbetet ai që shkon aty për arsye partiake, mbeshtetësit e opozitës, që ose janë pa punë në pritje te rotacionit, ose janë në punë te mbrojtura nga opozita, ose kanë të ardhura të garantuara nga e shkuara në pushtet.

Kjo është arsyeja që akoma sot, ndryshe nga çdo vend modern, i kërkohet opozitës të organizojë protesta. “Revenanti” Berisha, për kontrast me Lulzim Bashën, po paralajmëron protesta në të gjithë vendin, rikthimin e opozitës së 2003- 2004, që, pasi dështoi, kaloi tek taktika e paqes dhe ofertës qeverisëse me KOP.

Në fakt në 2004 kaloi në rolin që kryen opozita në çdo demokraci; ofrimin e një alternative të pëlqyeshme. Një alternativë që duhet tu pëlqejë aq shumë qytetarëve sa të rrezikojnë duke dalë në protesta, për të kërkuar largimin e qeverisë, ose zbatimin e planit alternativ.
Nëse sot opozita do të kishte një plan më të mirë, të argumentuar me shifra reale dhe konkrete, do kishte krijuar terrenin për protesta civile pa praninë e saj. Ashtu si kërkesat e protestës në ditët e para bashkuan mijëra vetë në bulevard.

Protesta e armëve kimike i shërbeu Edi Ramës për manualin e shkatërrimit të protestave, që ajo të mos përsëritej. Pas asaj, ai monopolizoi fondet e shoqërisë civile, joshi aktivistë të njohur, rrahu dhe denigroi ata që nuk u joshën. Shkatërroi përfundimisht strukturën sociale, duke goditur armikun e autoritarizmit – shtresën e mesme. Taksa progresive mbi pagën dhe përgjysmimi i taksës për dividentin e përcaktuan qartë politikën e tij për polarizimin e skajshëm të vendit më të varfër dhe të pasur, pa shtresën e mesme, që është jobesnike politikisht dhe e lëvizshme shoqërisht.

Me protestën e studentëve mekanizmi u përsos, me protestat e 2019, teknologjia mori hov me gazin lotsjellës që shërbeu edhe në 2020 me protestat për Klodjan Rashën. Sot, kur përfaqësimi opozitar, partiak apo civil është përçarë më shumë se kurrë, i mjaftojnë mediat që ka në kontroll për të shpërbërë çdo protestë.

/Dosja.al/

Etiketa: Enton AbilekajKush e ka fajin që dështojnë protestat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Abilekaj: SHBA dërgoi sinjal të qartë për mungesën e standardeve në zgjedhje

21:52 : 29/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Hetimi për lobimin e PD/ Abilekaj – SPAK: Dolët të dielën në punë si ushtarë pa dinjitet të Ramës

22:33 : 28/04/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Faktori kryesor që i bën njerëzit të votojnë është pakënaqësia ndaj qeverisë

18:42 : 28/04/2025
Para

Gjykata jep vendimin për Henrik Hoxhajn dhe të dashurën e Nuredin Dumanit

TË GJITHA

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025

Frederik Ndoci eliminohet nga “Ferma VIP”, ja kë zgjodhi si kryefermer

09:11 : 31/05/2025

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com