• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pazarxhiu Basha dhe vetingasit e Ramës

18:39 : 10/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Lulzim Basha u shfaq paraditen e sotme si ylli i politikës, teksa konfirmoi votat e deputetëve besnikë të tij pro zgjatjes së afateve të institucioneve të Vetting.

Më saktë, Basha vendosi që ti sigurojë edhe një mandat dy vjecar, me të gjitha benefitet e mundshme, një grupi komisionerësh, me lidhje të afërta ose jo, me eksponetë të Rilindjes, që më shumë kanë dëshmuar mungesë profesionalizmi, se sa kanë përmbushur detyrat e tyre. Janë të njëjtët komisionerë që konfirmuan në detyrë Ardian Dvoranin, megjithëse gjyqtari kishte harruar të deklaronte as më shumë e as më pak por plot 100 milionë lekë, që konfirmoi në detyrë Edlira Petrin, bashkëshorten e Sokol Sadushit, me hije dyshimi mbi pasurinë e tij, i cili sot është anëtar i Gjykatë së Lartë, Arta Markun, apo Donika Prelën, kjo e fundit e nxjerrë jashtë sistemit nga KPA. Këto janë disa nga emrat që kaluan lehtësisht vettingun e KPK-së, për të mos përmendur emra të tjerë gjyqtarësh e prokurorësh që u larguan nga funksionet për shuma qesharake, apo se nuk provonin dot të ardhurat e siguruara nga emigracioni.

Lulzim Basha dhe mjaft prej të tijve u shfaqën si idhtarët e reformës në drejtësi, madje nisën të përdorin edhe argumentet më qesharakë të mundshëm se Edi Rama donte që mos zgjatej afati i KPK-së, duke ia kaluar Vettingun si proces KLP dhe KLGJ, të cilat i ka kapur. Dhe si për ti vënë kapakun të gjithë justifikimeve sot u tha se po të mos zgjatej ky afat, ONM do të largohej.

Së pari, Edi Rama ashtu sikundër kontrollon KLP dhe KLGJ përmes të emëruarve të tij, kontrollon edhe ato komisionerët e Vetting, të cilëve sot Lulzim Basha  vendosi ti mbajë në funksione. Këtë e ka thënë edhe vetë Basha dhe shumë prej atyre deputetëve të tij, që sot ishin gati edhe ti kushtonin edhe këngë vetingsave.

Lexo edhe:

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

Hoqi masat kufizuese mbrëmjen e ndërrimit të viteve/ Edi Rama: Sot janë regjistruar 1236 të infektuar në Shqipëri

Së dyti, ONM nuk kishte pse të largohej nga Shqipëria dhe të mos vijonte monitorimin e procesit të vetting, të kryente të njëjtat funksione si deri më tani, nëse do të mbeteshin pa punë komisionerët e KPK, për të cilët edhe vetë vëzhguesit ndërkombëtarë kanë një mal me vërejtje dhe kritika.

Për javë e muaj me rradhë Basha u fsheh për çështjen në fjalë, madje edhe ata deputetë që sot flisnin si “baballarët” e reformës, në studio televizive mekeshin sa herë i drejtohej pyetja: a jeni dakort për zgjatjen e afateve të institucioneve të Vetting?

Në kohën kur socialistët depozituan në Kuvend propozimin për këtë ndryshim kushtetues, Basha nxitoi të çonte në Kuvend 3 drafte që kërkonin ndryshime kushtetuese, nga reforma territoriale dhe ajo zgjedhore dhe deri të vettingu i politikanëve. Që në këtë moment u pa qartë se Basha po hynte në një pazar, ku votat e “arta” të deputetëve do ti përdorte për të marrë nga Rilindja, dy nga tre propozimet e bëra.

Edi Rama, që është kthyer në një lojtar politik, për të shpëtuar Bashën publikisht nga akuzat për pazar nxitoi të deklaronte se nuk do të kishte asnjë negociatë, që në këmbim të votave të ofronte diçka, ndërsa nxori në plan të parë ambasadorët. Pra, Rama hodhi topin nga Kuvendi ku ishin depozituar draftet në selitë diplomatike, të cilat mesa duket Lulzim Basha i ka fobi.

Kjo ishte panorama për sytë e opinionit publik, duke i dhënë Bashës njëkohësisht edhe alibinë se votat pro ndryshimeve Kushtetuese nuk ishin as për marrëveshje me Ramën, as mbështetje për të, por një përmbushje detyrimesh ndaj aleatëve strategjikë.

Për një kohë të gjatë Basha heshti, po kështu heshtën edhe deputetët e tij, ndërsa Rama priste qetësisht datën 10 shkurt, pra ditën e sotme, duke e ditur shumë i sigurtë se Luli nuk do e zhgënjente.

Dhe në të vërtetë kështu ndodhi! Basha mblodhi në seli grupin e deputetëve, shpërndau me kujdes informacionin se gjatë gjithë natës nuk kishte fjetur por kishte folur në telefon me zyrtarë në Bruksel dhe Uashington, dhe ishte bindur për të votuar pro propozimit të Rilindjes lidhur me ndryshimin Kushtetues. Pak minuta para se seanca të niste punimet, Basha dha lajmin: do të votoj pro ndryshimit kushtetues.

Një panoramë e ngjashme me ato vendimet e minutës së fundit, qoftë në rastet e caktimit të listave të kandidatëve për deputetë apo kryebashkiakë, qoftë edhe në rastet e përjashtimeve të armiqve nga partia.

U shfaq besimplotë në media mbi rezultatet e reformës në drejtësi, edhe pse pohoi se ajo nuk ishte atje ku duhej. Por në dallim nga pak vite më parë kur fliste për komplotistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë që do të përballeshin me institucionet e tyre, sot u shfaq një Bashë që vlerësonte komplotistët e dikurshëm, dhe i lumturuar tregoi se do të ngriheshin edhe dy komisione: njëri për reformën territoriale dhe tjetri për atë zgjedhore.

Në fakt ky komisioni për Reformën Zgjedhore, është një nga detyrimet që ka Kuvendi pas zgjedhjeve të 25 prillit, gjë që thuhet edhe në raportin e OSBE/ODIHR ku flitet për evidentimin e problematikave dhe implementimin në ligjin zgjedhor të zgjidhjeve të tyre. Pra, më thjeshtë, Luli shkëmbeu votat e tij për mbajtjen në punë të komisionerëve të KPK, me marrjen nga Rama të ngritjes së komisionit për reformën territoriale, por pa pasur asnjë garanci se Rilindja do t’i pranojë partisë së Bashës propozimet që mund të bëjë për shtimin e bashkive.

Nëse realisht Lulzim Basha do të kishte hallin e përmirësimit të reformës në drejtësi, askush nuk e pengonte atë, që kohën që kishte në dispozicion, ta përdorte jo për pazare në ngritje komisionesh ad-hoc, por për të kërkuar ri-krijimin e një institucioni të ri të KPK.

Basha mund të kushtëzonte votat e tij me atë se vendit i duhej një KPK e re, me anëtarë të tjerë, që do të kalonin një sitë reale kontrolli dhe një proces emërimesh jo të kontrolluar politikisht. Por qartazi këtë kohë Luli i PD e përdori në funksion të pazarit politik të rradhës.

Dhe nëse kthehemi pas në kohë dhe kujtojmë fjalët e thëna prej tij “kur të gënjejnë një here, faji është i atij që të gënjen, kur të gënjejnë dy herë fajin e ka ai që e beson gënjeshtrën”, nuk është e vështirë për të gjetur nesër fajtorin.

Gjithsesi sot Luli nuk zhgënjeu, thjesht duhen kujtuar rastet kur ai hyn në pazar me Ramën dhe del i humbur.

Etiketa: rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Financial Times’ zbulon se çfarë do të donte Rama t’i shkruhej mbi gurin e v*rrit

17:35 : 16/01/2022
AKTUALITET

Hoqi masat kufizuese mbrëmjen e ndërrimit të viteve/ Edi Rama: Sot janë regjistruar 1236 të infektuar në Shqipëri

17:22 : 05/01/2022
AKTUALITET

Komision hetimor për 25 Prillin/ Rama: Jam gati të diskutoj çdo çështje me opozitën

20:13 : 27/10/2021
AKTUALITET

Kush nga ministret e reja të kabinetit ‘Rama 3’ mund t’i thotë ‘JO’ Edi Ramës?

21:45 : 02/09/2021
AKTUALITET

Rama për CNN: Shqipëria do të presë 4 mijë afganë

19:59 : 25/08/2021
AKTUALITET

Deklaratat e Ramës për prokurimet/ Kreu i Dhomës Amerikane: Tenderat të bëhen njëherë e përgjithmonë me kritere të qarta!

20:05 : 19/07/2021
Para

Aksident me vdekje në Korçë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com