• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hemodializa/ KLSH: “DiaVita” mori 1 mln euro pa kryer asnjë shërbim, Beqja e Manastirliu mbyllën sytë

14:08 : 04/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Kompania koncensionare e Shërbimit të Hemodializës për pacientët me sëmundje kronike të veshkave ka marrë të paktën 1 milion euro pa kryer shërbimin, ndërkohë që dy ministra radhazi të Shëndetësisë, Ilir Beqja e Ogerta Manastirliu më së paku kanë qëndruar pasiv, duke i siguruar “DiaVita-s” pagesa në dëm të financave publike.

Skandali zbulohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer një auditim në Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH), struktura e caktuar për të kryer pagesa për koncensionin e Hemodializës.

KLSH ka zbuluar se kompania koncensionare “DiaVita” ka marrë pagesa nga FSKDSH në vlerë mbi 115 milionë lekë të reja për shërbimet e kryera gjatë periudhës Nëntor 2016-Prill 2017 në spitalet rajonale të Elbasanit dhe Korçës.

Në foto: Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Fondin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor

Ndërkohë që auditi ka zbuluar se në atë periudhë, kompania koncensionare nuk e ka ofruar aspak këtë shërbim, pasi nuk ekzistonte infrastruktura e nevojshme.

Lexo edhe:

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

“Nga auditimi konstatohet se, si autoriteti kontaktor (Ministria e Shëndetësisë), ashtu edhe autoriteti financues i kontratës (FSDKSH) kanë qenë në dijeni të problematikës së krijuar dhe nuk janë marrë masat e duhura për adresimin në kohë të tyre si dhe duke mos reaguar në formën e përcaktuar në kontratën koncesionare dhe të financimit”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me pagesat e kryera për koncensionarin “DiaVita”.

Fatura “1 mln euro” pa kryer shërbim

Në Shkurt 2016, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Ilir Beqja dhe kompania “Evita” nënshkruan kontratën e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat “Për shërbimin e Hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, me afat 10 vjet dhe për një vlerë rreth 80 milionë euro.

Sipas termave të kontratës, koncensionari do të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë për “datën efektive” të nisjes së shërbimit, e cila ishte momenti kur kompania private kryerjen e seancave të Dializës në të gjithë spitalet e përcaktuara.

Po ashtu, kontrata parashikonte që, në rast se autoritetet publike nuk krijonin infrastrukturën e nevojshme në të gjithë njësitë spitalore deri në momentin e “datës efektive”, koncensionari do të vijonte shërbimin në strukturat e tjera dhe do të paguhej vetëm për seancat e Dializës që do të kryente.

Siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit, “DiaVita” njoftoi Ministrinë e Shëndetësisë se kishte nisur ofrimin e shërbimit në 1 Nëntor 2016, e cila shënon edhe zyrtarisht “datën efektive” të Koncensionit.

Në komunikimet zyrtare mes kompanisë koncensionare dhe Ministrisë së Shëndetësisë konstatohet se në spitalin e Elbasanit dhe të Korçës nuk ishte krijuar ende infrastruktura e nevojshme për kryerjen e Dializës dhe “DiaVita” nisi shërbimin në strukturat e tjera spitalore publike, por edhe private, siç ishte rasti i Spitalit Amerikan.

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se “Mosmarrëveshja midis Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dhe koncensionarit lidhet me datën e fillimit të pagesës për qendrat e dializës në rajonet Korçës dhe Elbasanit”.

Në foto: KLSH konstaton se koncensionari “DiaVita” ka faturuar shërbime të pakryera

Fondi ka zbatuar si datë të fillimit të pagesës, datat e njoftuara zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, për fillimin e aktivitetit në secilën prej qendrave.

Ndërsa koncensionari pretendon, që pagesat duhet të fillojnë që nga data 1 nëntor 2016, pavarësisht se shërbimi nuk ka ekzistuar.

Beqja “mbylli sytë”

Në Maj të vitit 2017, Fondi vë në dijeni zyrtarisht ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, për pretendimet e kompanisë koncensionare.

Por, Beqja, mesa duket i përfshirë në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të atij viti, nuk është angazhuar për të zgjidhur me mirëkuptim konfliktin me “DiaVita-n”.

Në Tetor 2017, kompania koncensionare i drejtohet Gjykatës së Tiranës, me kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për pagesën e faturave të shërbimit të Dializës, ku përfshihen edhe ato për periudhën Nëntor 2016-Prill 2017 për spitalet e Korçës dhe Elbasanit, me një vlerë totale prej 190 milionë lekë të reja.

Gjykata e Tiranës shpall kompetencën dhe e dërgon çështjen tek homologia e saj në Vlorë.

Gjykata e shkallës së parë të qytetit bregdetar, në nëntor 2017, e rrëzon kërkesën e “DiaVita-s”, si “të pabazuar në ligj dhe prova”.

Koncensionari e ankimon çështjen dhe Gjykata e Apelit e Vlorës, në Janar 2018, pranoi kërkesën, duke vendosur “Lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për titullin ekzekutiv, të përbërë nga detyrimet monetare sipas faturave tatimore të shitjes me vlerë detyrimi në total 190.551.827 lekë”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se nga autoritetet shtetërore “nuk janë marrë masat e duhura për adresimin në kohë të tyre”, ndërkohë që “fondet e buxhetit të shtetit janë kërkuar nga koncesionari për një shërbim që nuk është kryer…”.

Manastirliu në “rrugën” e Beqjas

Sjellja “pasive” e nisur nga Ilir Beqja vazhdoi edhe nga pasardhësja e tij, Ogerta Manastirliu.

Koncensionari fitoi të drejtën në gjykatë për t’u paguar, ndërkohë që si Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Manastirliu, ashtu edhe Fondi, deklarohen se nuk e kishin idenë e veprimeve të ndërmarra nga “DiaVita”.

Siç është raportuar audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Fondi është vënë në dijeni për vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës vetëm kur një përmbarues gjyqësor i njoftoi për detyrimin ndaj koncensionarit.

Pra, qartësisht, institucionet shtetërore nuk kanë treguar interesin minimal për procese, në të cilat ato gjendeshin në pozitën e “të paditurit”, ku u kërkohej gjyqësisht që të paguanin shuma të konsiderueshme.

Në foto: KLSH konstaton “pasivitetin” e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit

Detyrimi, i përcaktuar fillimisht nga Gjykata në shumë 190 milionë lekë të reja, ishte zbritur në 115 milionë lekë, pasi në faturat e përfshira në titull ekzekutiv ishin edhe disa pagesa që tashmë ishin kryer për shërbime të realizuara nga ‘DiaVita”.

Në mungesë totale dijenie, e cila dëshmon më së paku për sjellje të pandërgjegjshme ndaj fondeve buxhetore, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor i drejtohet Gjykatës së Lartë në Maj 2019 me rekurs kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, duke kërkuar njëkohësisht edhe pezullimin e pagesave për shërbimin e pakryer nga “DiaVita”.

Por, institucionet shëndetësore u kujtuan shumë vonë për të ndjekur rrugën ligjore. Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e kërkesës për pezullimin e pagesës.

Këtë dështim ligjor duket se e ka parashikuar edhe më herët Ministria e Shëndetësisë.

Në një shkresë të Shkurtit 2019, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie i drejtohet Fondit, ku është kërkuar“…duke pasur një vendim gjykate të formës së prerë, një dakordësi ndërinstitucional…, në cilësinë e autoritetit kontraktor ju urdhëroj që në zbatim të ligjit “Për buxhetin e vitit 2019” të merrni masa të menjëhershme për likuidimin e detyrimeve të prapambetura ndër vite ….”, ku përfshihen edhe pagesat për atë që KLSH e konsideron si “shërbim që nuk është ofruar”.

Koncensionari “80 mln euro” nga hiçi

Kompania koncensionare “DiaVita” ka një histori të çuditshme, e cila nisi nga një biznes i vogël në Berat.

Në vitin 2013, Majlinda Fetiu krijon në Berat shoqërinë e vogël, “Evita”. Shoqëria, e nisur në dukje pa pretendime, në vitin 2014 emëron si administratore Elona Saraçin, e cila më herët kishte qenë e punësuar pranë Spitalit Amerikan.

Në Shkurt 2016, “Evita” shpk fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, duke ngritur pikëpyetje mbi pronarët e saj të vërtetë.

Në Qershor 2016, pra 4 muaj pasi kishte fituar kontratën koncensionare me vlerë 80 milionë euro, Majlinda Fetiu i shet aksionet tek biznesmeni Rasim Hamzaraj, i cili siguroi 72.5 përqind të tyre dhe pjesën tjetër Ertel Kërçukut.

Në Dhjetor të atij viti, Rasim Hamzaraj ia shet aksionet e tij shoqërisë “Arimo”, një kompani e regjistruar në zonën “offshore” të Amsterdamit, në Hollandë.

Paralelisht me këto ndryshime, kompania “Evita” ishte bashkuar në dhjetor 2015 me Spitalin Amerikan, me administrator Klodian Allajbeun, duke krijuar shoqërinë “DiaVita”.

Në foto: Akti i themelimit të kompanisë koncensionare “DiaVita”

Pasi “Evita” fitoi tenderin për koncensionin e Hemodializës, “DiaVita”, ku ishte pjesë edhe Allajbeu i Spitalit Amerikan, mori përsipër zbatimin e saj.

Spitali Amerikan, në bazë të kontratave me Fondin, është paguar nga koncensionari “DiaVita” për ofrimin e shërbimit të Dializës ndaj pacientëve, për të cilët nuk sigurohej hapësira në spitalet publike.

Siç konstatoi më herët Autoriteti i Konkurencës, Spitali Amerikan është “ofruesi më i madh i shërbimit të Dializës…”.

Prej Tetorit 2019, kompania koncensionare “DiaVita” është në pronësi të shoqërisë suedeze “Diaverium Diaverium International AB”, për të cilën nuk gjendet asnjë e dhënë mbi pronarët fundorë në Regjistrin e Pronarëve Përfitues të Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Etiketa: beqjaDiaVitahemodializaklshManastirliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

17:54 : 16/04/2025
AKTUALITET

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

08:32 : 14/04/2025
AKTUALITET

Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

16:08 : 31/03/2025
AKTUALITET

Biznes apo shkelje ligjore? KLSH ngre alarmin: Agjencitë e birësimit aktivitet pa licencë

11:18 : 22/03/2025
AKTUALITET

Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”/ KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara

08:25 : 19/03/2025
Para

I ushtron presion të mos qëndrojë me Donaldin, mamaja e Beniadës reagon ashpër ndaj Einxhel

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com