• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimi i mundshëm i Metës, çfarë ndodh më pas

15:24 : 31/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këtë të Martë, Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Gjasat janë që Meta do të largohet nga zyra e Kreut të Shtetit 5 muaj para afatit të mandatit të rregullt, i cili si rregull përfundon në Korrik të vitit 2022, pasi duket se janë krijuar disa kushte, përtej atyre që maxhoranca e i konsidereon si “shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Rama është i qetë në inkursionin e tij kundër Metës. Betejën e tij politike po e bëjnë tre faktorë, të cilët jo domosdoshmërisht kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Gjyqtarët kushtetues, të cilët pritet të japin vendimin e tyre brenda pak javëve, janë garancia e parë për Ramën.

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Sot një vit nga arrestimi, Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

Shumica e tyre janë konfirmuar pranë interesave të Edi Ramës. Për më tepër, të paktën dy prej gjyqtarëve kushtetues me mandat të pjesshëm do të duhet të falen tek pushteti thuajse absolut i Ramës për të siguruar vijimin e angazhimit të tyre në administratën e lartë shtetërore apo në majën e gjyqësorit.

Një garanci, aspak të fshehur, duket se ka Rama kundër Metës edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Meta ka qenë një prej kritikëve kryesorë të ndërhyrjes së papërshtatshme të ambasadores Kim në jetën e brendshme politike shqiptare dhe dukshëm në favor të maxhorancës.

Kim dhe shefat e saj, si edhe në rastet e mëparshme, nuk pranojnë në asnjë mënyrë që politikanë në Ballkanin “periferik të botës” të marrin guximin e të kundërshtojnë publikisht qëndrimet e tyre.

Garancia e tretë e Ramës kundër Metës është, as më shumë e as më pak, se sa ajo pjesë e opozitës që përfaqësohet nga Lulzim Basha.

Ky i fundit e konsideron Metën si “pjesë e Trekëndëshit të Bermundës”, së bashku me Ramën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët, sipas Bashës, kërkojnë rrëzimin e tij nga pozicioni i kryetarit të Partisë Demokratike.

Dhe, një shkarkim i mundshëm i Metës nga Presidenca nuk do të shqetësojë aspak Bashën dhe enturazhin e tij.

Pra, duket qartë se vlerësimi i “shkeljeve të rënda Kushtetuese” të Metës do të kalojë nëpër hullitë e këtyre tre garantëve të Ramës.

Por, nëse pranojhet se fati presidencial i Metës do të ndërpritet para përfundimit të mandatit të rregullt, ajo që vjen më pas është ende një rebus politik, i cili gjithësesi nuk është shumë i vështirë për t’u kuptuar.

Fati do të shkojë sërish nga më i pushtetshmi-tek Edi Rama.

Beteja e tij kundër Metës nuk ka lidhje me pozicionin e këtij të fundit si President. Kushtetuta ka parashikuar kompetenca të dobëta për Kreun e Shtetit dhe refuzimet e herë pas hershme të Metës nuk e kanë prekur aspak super-pushtetin e Ramës.

Rama dhe Meta janë në përballje politike, në atë që konsiderohet si një lëvizje e hershme e kryeministrit për të nxjerrë përfundimisht nga skakiera politike Lëvizjen Socialiste për Integrim, një formacion i majtë i frymëzuar, themeluar dhe, me shumë gjasë edhe i komanduar në vijim, nga Ilir Meta.

Ramës i duhen votat e majta të LSI-së dhe goditja e Metës mund t’i sigurojë rritjen e përqindjes së tij në elektorak.

Kjo rritje mund të ndikohet edhe nga veprimet e aluduara, por që nuk do të jenë aspak surprizë, të një shpallje të mundshme “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet raporteve të ambasadores Kim dhe “raportimeve mediatike e të OJQ-ve”, të vendosura në shumicë absolute nën pushtetin e Edi Ramës.

Ndërkohë, në betejën Rama-Meta u përfshi si “palë e tretë” Lulzim Basha, i cili duket se shpreson ende që të marrë ndonjë “copë pushteti” nga kryeministri, për t’ua servirur mbështetësve të tij si “fitore politike”.

Basha, në kulmin e debatit politik me ish-kryeministrin Sali Berisha, e sulmoi fort Metën, ndërkohë që për publikun e gjerë u duk si një “shkarje politike”.

Basha sulmoi Metën, duke i bërë qejfin njëkohësisht Ramës dhe Kim.

Mesa duket, Basha pret një ndërhyrje të ambasadores Kim, me të cilën po ndan disa momente pozitive pasi vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, për të bindur Ramën që t’ia ofrojë opozitës postin e Presidentit të Republikës.

Por, Basha, siç ka ndodhur edhe më parë, mund të dalë i dëshpëruar nga “pazaret” me Ramën.

Kryeministri, i pyetur pak ditë më parë lidhur me një marrëveshje të mundshme me opozitën parlamentare për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Vetingut, u shpreh se “tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe me opozitën nuk dihet se me kë duhet folur”, duke iu referuar dualizmit të shfaqur hapur ndërmjet Bashës dhe Berishës.

“Mungesa e interlokutorit”, natyrisht, përfshin edhe diskutimet për presidentin e ardhshëm të Republikës.

I cili, me shumë mundësi, do të mbetet sërish një përzgjedhje e Ramës, pasi në radhët e opozitës, sipas tij, nuk ka me kë të diskutohet.

Pra, as me Bashën, të cilit i mbeti “Trekëndëshi i Bermudës” në dorë, pasi shpresoi sërish në mënyrë xhenuine në një “marrëveshje xhentëllmenësh” me Ramën.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Sot një vit nga arrestimi, Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

09:58 : 21/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për Ilir Metën, avokati: Gjykatat shqiptare janë të kapura! Do e çojmë në Strasburg

11:52 : 17/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit shqyrton ankimin e Metës për arrestin me burg, mbrojtja kërkon zbutjen e masës

11:20 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Dumani “shfajësohet” për mënyrën e arrestimit të Metës: Nuk është përgjegjësi e SPAK…

21:05 : 14/10/2025
Para

Akuzat/ LSI: Basha i tmerruar nga primaret e jashtëzakonshme

TË GJITHA

Skandali i Përmbarimit Privat, 18.000 dosje në duart e 3 përmbaruesve që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025

Historike! Mbreti Charles dhe Papa Leoni XIV në shërbesë të përbashkët në Vatikan

21:00 : 22/10/2025

Bardhi publikon dokumentet: Belinda Balluku e përfshirë në aferën e Aeroportit të Vlorës

20:39 : 22/10/2025

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025

Historiani gjerman: Shqipëria nga komunizmi te “Kolumbia e Europës”

20:17 : 22/10/2025

E rëndë në Kanada! E reja shqiptare vritet nga burri, autori ekzekutohet nga policia

20:06 : 22/10/2025

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com