• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kthimi i amnistisë fiskale i propozuar nga Rama, rrezik serioz për Shqipërinë

19:59 : 23/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BIRN

Në verën e vitit 2020, qeveria e kryeministrit Edi Rama u detyrua të tërhiqet përballë presionit ndërkombëtar nga një iniciativë ligjore që, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian, mund ta kthejë vendin në një parajsë për legalizimin e parave të drogës dhe të korrupsionit. E njëjta ide po riciklohet përmes platformës së ashtuquajtur “këshillim kombëtar”.

Kryeministri Edi Rama hodhi në “diskutim publik” idenë e tij kontroverse të aministisë fiskale dhe penale, duke e prezantuar atë si një iniciativë që synon të ndihmojë emigrantët që kanë fituar para të kursyera cash dhe si të tilla, duhet t’i depozitojnë në ndonjë bankë, një ide nga e cila ishte tëhequr në qershor 2020 pas presionit të lartë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rama e riprezantoi këtë ide në platformën e ashtuquajtur “Këshillim kombëtar” dhe “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, ku mes pyetjeve të ndryshme, të cilat lidhen me çështje periferike, qytetarët pyeten në këtë mënyrë:

“Ka njerëz që thonë se emigrantëve shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë thonë se depozitimet në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion nuk duhen inkurajuar përmes amnistisë. Ju si mendoni?”

Lexo edhe:

No Content Available

Rama nuk shpjegon se cilët janë njerëzit që mbështesin aministinë dhe as ata të cilët mendojnë se “nuk duhen inkurajuar”, ndërkohë që shqetësimet reale të Bashkimit Evropian, FMN-së dhe të tjerëve, nuk lidhen me paratë e emigrantëve por me paratë e krimit dhe të korrupsionit.  Ai nuk jep ndonjë të dhënë nga ndonjë studim a tjetër, që të sugjerojë se emigrantët me të vërtetë kanë një problem të tillë, pra që kanë para në sasi të konsiderueshme të kursyera nën dyshek dhe që si të tilla, nuk kanë mundësinë t’i depozitojnë nëpër banka apo t’i investojnë.

Në fakt, projektligji tashmë i tërhequr nuk flet thjesht për para të fituara nga emigrantët duke u rropatur në punë në të zezë në vende të tjera, por flet edhe për “asete që nuk janë në bilancet e kompanive” dhe sipas relacionit, ajo nuk është kërkesë e emigrantëve por është “qenë kërkesë e hershme e sipërmarrjeve dhe e organizatave përfaqësuese të biznesit.”

Projektligji parashikonte lejimin e legalizimit të aseteve të paligjshme përkundrejt një tarife simbolike prej 5%, në një vend ku barra fiskale e atyre që paguajnë taksa në mënyrë të ndershme është mbi 40% e vlerës së shtuar.

Projektligji parashikon gjithashtu që çdokush që do të përfitojë nga ky ligj, do të ruajë privatësinë dhe nuk do të përndiqet penalisht për asetet e deklaruara, pavarësisht nëse këto asete rezultojnë apo jo fryte të veprave penale.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e kritikoi nismën e Ramës si një e tillë që do të hedhë në erë respektin e qytetarëve për ligjet fiskale si dhe që mund të përdoret për pastrim parash. Më vonë, Bashkimi Evropian i bëri të qartë qeverisë se ishte kundër, duke ngritur pikëpyetje nëse ligji aktual kundër pastrimit të produkteve të veprave penale, do të ishye në fuqi apo jo gjatë kohës së zbatimit të kësaj amnistie.

Shumica socialiste u tërhoq nga miratimi në korrik 2020, ndërsa projektligji aktualisht është shënuar si “kthyer te propozuesi”.

Shqipëria konsiderohet si një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe me mekanizma të dobëta ligjzbatuese për identifikimin, hetimin dhe sekuestrimin e parave të pista.

Etiketa: amnisti boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Video/ Tre muaj më parë shënonte në Elbasan, sulmuesi firmos të martën me Milanin

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com