• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rrezikohet sërish rritja e çmimit të energjisë, Kurti: Dikush duhet ta paguajë rrymën

19:45 : 19/01/2022
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova po importon energji elektrike me çmime të larta, andaj ai tha se rritja e tarifave të energjisë dhe subvencionimi i tyre është rruga që duhet ndjekur për t’u përballur me krizën energjetike që ka prekur vendin.

“Dikush duhet ta paguajë rrymën e shpenzuar”, tha Kurti gjatë një konference për media të mbajtur më 19 janar.

Kryeministri Kurti tha se subvencionimi i tarifave të energjisë nga ana e Qeverisë së Kosovës e zbutë situatën me krizën energjetike, por nuk e zgjidhë atë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka propozuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët për 9 për qind dhe vendosjen e bllok-tarifave. Qeveria e Kosovës njoftoi se ka ndarë deri në 75 milionë euro për të subvencionuar konsumatorët që do të shpenzojnë mbi 600 kilovatë për orë.

“Janë tri mënyra sesi mund të bëhet financimi: rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo reduktimet e ashpra të energjisë. Ne e pamë sesa të dëmshme janë reduktimet e energjisë sepse një njërën anë e kemi të amortizuar rrjetin e distribucionit dhe shkaktohen shumë kollaj dëme të kushtueshme, dhe gjithashtu prej makinerive të industrive deri te pajisjet shtëpiake krijojnë dëme të mëdha”, tha Kurti.

Kurti tha se vetëm gjatë ditës së djeshme, Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej rreth 2.3 milionë euro. Sipas tij, Kosova të martën ka prodhuar 727 megavatë energji elektrike, por ka konsumuar 26,608 megavatë. Ai tha se Kosova nga tregjet ndërkombëtare zakonisht blen energji me çmim të lartë dhe sipas tij, dje një megavat ka kushtuar rreth 250 euro.

Lexo edhe:

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

“Këtë diferencë dikush duhet ta paguajë”, tha Kurti.

Kurti tha se faji për krizën aktuale energjetike është për shkak të mosveprimit të qeverive paraprake, duke argumentuar se sikur shteti të investonte me kohë në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, në rindërtimin e atyre aktuale, tani Kosova nuk do të kishte nevojë për të importuar energji, “por por përkundrazi kriza energjetike do të mund të sillte përfitime për prodhuesit e energjisë”.

Kryeministri Kurti, por edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thanë se tarifat e propozuara nga ZRRE-ja nuk vlejnë për bizneset, pasi nëse do të rritej çmimi për bizneset, kjo do të mund të çonte në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe rrezikimin e vendeve të punës. ZRRE-ja më herët kishte paralajmëruar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se vendimi do të aplikohej nga muaji shkurt. Ky organ i pavarur ditë më parë publikoi raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të energjisë elektrike ku shpalosi propozimet për tarifat e reja, pas rritjes së çmimeve të importit. /REL

 

Etiketa: kosoveKurti

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

15:12 : 06/11/2025
RAJONI

E rëndë në Kosovë, kunati qëllon për vdekje dy vëllezërit (Detaje)

13:18 : 06/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
RAJONI

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025
RAJONI

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025
Para

Renditja e stadiumeve më të këqij të Europës, 5 impiante janë të Serisë A

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com