Vizita e Erdogan në Shqipëri, zbulohen 7 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Në kuadër të vizitës së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në Tiranë, janë zbardhur edhe marrëveshjet që qeveria shqiptare do të firmos me atë turke.

Marrëveshjet shtrihen në disa fusha si, bashkëpunimi me agjencitë e lajmeve ATA dhe me Agjencisë Anadolu, deri tek marrëveshjet e bashkëpunimi në fushën e kulturës, rinisë dhe të sportit.

Këto marrëveshjet do nënshkruhen gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri:

1 – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asa shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizimit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletiti dhe Folklorit shqiptar.

LEXO EDHE  Basha: Rama dhe Berisha janë njësoj

7 -memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Erdogan pritet të mbërrij në Tiranë, mëngjesin e të hënës.

Pas pritjes në aeroport, presidenti turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar apartamentet e financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik dhe më pas do të mbajë edhe një fjalim në seancën e parë të Kuvendit.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Turqisë

SH.T.Z. RECEP TAYYIP ERDOĞAN

E hënë, 17 janar

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të

Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve  + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë