• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mega-stoku në Gjykatën e Lartë/ Sadushi kërkoi reduktim të “rekurseve të kota”, Rama “këshillon” vartësit

15:53 : 15/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Hartimi problematik i Reformës në Drejtësi dhe sidomos zbatimi abuziv i saj në praktikë kanë detyruar institucionet e larta shtetërore që të “sajojnë” mekanizma që në kohë normale do të konsideroheshin më së paku jo-normale, për të ulur stokun gjigand të dosjeve në Gjykatën e Lartë, të cilat kanë arritur në mbi 35 mijë deri në fund të vitit 2021.

Kryeministri Edi Rama ka hartuar një projekt-propozim, në bazë të të cilit udhëzohen të gjithë strukturat e Ekzekutivit që të heqin dorë nga një mori rekursesh, për të cilat mendohet që nuk do të jenë të suksesshme ose që u ka humbur aktualiteti.

Ky propozim i Ramës është në një formë mbështetje për kërkesën e shprehur publikisht nga Zv.Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në mbyllje të vitit 2021, Sadushi bëri thirrje që institucionet publike të rivlerësonin rekurset e paraqitura prej tyre, “të cilat nuk kanë aktualitetin apo interesin publik, për arsye të mënyrës së formulimit të rekursit, per shkak të humbjes së çështjeve në të dyja shkallët e gjykimit, por edhe të ekzekutimit të vendimeve prej palëve fituese”.

Lexo edhe:

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

Për Sadushin, “çështje të tilla kanë që kanë si objekt dëmshpërblimin për marrëdhëniet e punës ose dëmshpërblime të tjera, të cilat janë ekzekutuar dhe, për më tepër, nuk paraqesin ndonjë interes për t’i ndjekur në Gjykatën e Lartë, qoftë edhe për shkak të praktikës së konsoliduar që po mban me mospranimet e rekursit, janë të konsiderueshme”.

Pas këtij sugjerimi, duket se ka reaguar Rama, i cili, më shumë se sa për veprimtarinë e ngarkuar të Gjykatës së Lartë, do të largojë nga vetja kritikën që i adresohet si përgjegjësi kryesor për kolapsin disa-vjeçar në sistemin e drejtësisë.

Në projekt-Udhëzimin e kreut të qeverisë, kërkohet që Ministritë e Linjës dhe institucionet e tyre të varësisë të heqin dorë nga një sërë rekursesh që kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë, për çështje kur dëmi i kërkuar në padi apo dëmshpërblimi i dhënë nga gjykatat e shkallëve më të ulta për qytetar është më i ulët se dyzetfishti i pagës minimale.

Në foto: Projekt-Udhëzimi i Qeverisë për heqje dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë

Po ashtu, Rama sugjeron që të hiqet dorë nga rekurset institucionale për çështje që lidhen me njohje vjetërsie në punë, libreza, listë-pagesa, vërtetime, e të tjera.

Në listën e propozimit të kreut të qeverisë për heqje dorë nga rekursi janë edhe paditë, për të cilët dëmshpërblimet janë paguar, pas vendimeve të formës së prerë nga Gjykatat e Apelit, përfshirë edhe Apelin Administrativ.

Në fakt, Udhëzimi, edhe pas miratimit të tij, është një ndër ato akte që nuk pritet të ketë fuqi detyruese për institucionet.

Legjislacioni shqiptar parashikon që institucionet, si persona juridikë, kanë legjitimitetin e tyre për të ndjekur gjyqësisht çështjet në kompetencë të tyre.

Megjithatë, Udhëzimi i pritshëm i Ramës, i cili drejton me dorë të hekurt të gjithë degët e Qeverisë, pritet të konsiderohet me “fuqi ligjore” nga vartësit e tij, të cilët, për hir të së vërtetës, në shumicën e rasteve, dorëzojnë rekurse të kota në Gjykatën e Lartë.

Sokol Sadushi, në daljen e tij publike para disa javëve, deklaroi se, gjatë periudhës 2013-2020, administrata publike ka humbur 3082 rekurse në fushën administrative dhe 2322 të tilla në fushën civile.

“Pra, në total janë rreth 7,419 çështje, të cilat në aspektin e kalimit të testit të pranueshmërisë, të pasjes së një drejtësie efektive e koherente, por edhe në mbrojtje të interesit publik, mbeten për tu vlerësuar nga institucionet publike, nëse rekurset janë aktuale dhe i përgjigjen praktikës dhe standardeve që Gjykata e Lartë ka vendosur në këto dy vite”, deklaroi Sadushi.

Etiketa: Mega-stoku në Gjykatën e Lartë/ Sadushi kërkoi reduktim të “rekurseve të kota”Rama “këshillon” vartësitsokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
AKTUALITET

Arben Rakipi-Sokol Sadushi, arsyet pse përplasen “çifti i baballaravë” të Reformës në Drejtësi

17:17 : 25/07/2025
AKTUALITET

Berisha – Sadushit: S’ke tagër të ndërhysh në çështjen e mandateve të anëtarëve të Kushtetueses

13:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama ka marrë peng Begajn me aferën e porteve

13:42 : 21/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

17:52 : 18/07/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

18:43 : 17/07/2025
Para

Vaksinimi me detyrim, Greqia vendos gjoba pas ditës së nesërme

TË GJITHA

Shiste kanabis në doza në lagje të ndryshme të Elbasanit, arrestohet 31-vjeçari

13:52 : 11/08/2025

Ministrat e BE-së takohen mes përpjekjeve për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin

13:50 : 11/08/2025

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025

E rëndë në plazhin e Divjakës, humb jetën pushuesi i moshuar

13:29 : 11/08/2025

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025

Horoskopi javor/ Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

13:09 : 11/08/2025

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

12:55 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com