Thursday, August 18, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Berberi i Fushës, si u lidh kontrata e rrugës së Aeroportit të Vlorës mes kreut të ARRSH-së dhe firmës në 31 dhjetor 2021!

16:01 : 14/01/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE
Berberi i Fushës, si u lidh kontrata e rrugës së Aeroportit të Vlorës mes kreut të ARRSH-së dhe firmës në 31 dhjetor 2021!

Nga Boldnews.al

Më 31 dhjetor 2021, disa orë para natës së ndërrimit të viteve, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ishte në punë! Larg erës së gjelit të detit, përsheshit apo gotës së verës, Berberi po bënte qokën e radhës. Kur të gjithë ishin në përgatitje e sipër të tryezës, apo për të parë spektaklin e Erion Velisë me fishekzjarrë, Berberi po “qethte” sërish fondet publike, pasi vetëm me një të rënë të lapsit ai i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Jo pak, por plot 700 mijë euro!

Një shumë e konsiderueshme, ku mund të bëhej një rrugë për komunitetin apo edhe për rikonstruksionin e rrugëve të tjera. Por, në këtë rast, Berberi ishte i Fushës. Jo asaj fushës ku do ndërtohet Aeroporti i Vlorës, por i kompanisë Fusha, një nga të preferuarat e Rilindjes, ku pasi bëri “kërdinë” me Lali Erin, po zhvendoset në Vlorë, në vendin ku kryeministri jonë ka qenë deri para pak muajsh deputet i zonës.

Faksimile: Dokumenti i firmosjes së kontratës mes ARRSH-së dhe kompanisë Fusha, më 31 dhjetor 2021

BoldNews.al ka investiguar në disa raste tenderin e ndërtimit të rrugës që lidh autostradën Fier-Vlorë me Aeroportin e Vlorës, që do të ndërtohet. Ose më saktë, që kryeministri Edi Rama e përuroi me disa makineri të marra borxh, por që ende s’ka filluar ende nga puna. Sipas një krahasimi, mes ofertës më të ulët dhe asaj fituese, diferenca në lekë është plot 69.696.041 lekë pa TVSH, ose mbi 700 mijë euro!

Pra, në natën e ndërrimit të viteve shqiptarët do të kishin këtë shumë më pak në dispozicion, vetëm për tekat e Berberit, që favorizon firma të caktuara. Për të shkuar te fituesi, Berberi s’kualifikoi plot 10 firma, ndërsa bëri procedura tepër të dyshimta. Nëse Tushe i Lushnjes është në burg për një tender 20 milionë lekë të rinj, Berberi këtë shumë as nuk e shpërfill.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e enjte, 18 gusht 2022

Champions League/ Mbyllen sfidat e “Play Off-it”, të gjitha rezultatet

Sipas dokumentit të mësipërm, në datën 31 dhjetor 2021, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lidhur kontratën me firmën Fusha për kontratën me objekt “ndërtim rruga lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – Autostrada Fier Vlorë”. Fondi limit për këtë tender ishte 267.030.666 lekë pa TVSH. Ndërkohë, vlera totale përfundimtare e kontratës është 251.919.750 lekë, pra shumë afër fondit limit. Këtë shumë ofruan kompanitë “FUSHA” & “5D KONSTRUKSION” që u shpallën edhe fitues të këtij tenderi.

Faksimile: Njoftimi i renditjes së firmave në tender, ku fitues u shpall firma e renditur e 11-ta

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, oferta më e ulët në këtë tender ishte 140.237.084 lekë pa TVSH. Ndërkohë, fitues u shpall “Fusha” me një ofertë prej 209.933.125 lekësh, ose 69.696.041 lekë më shumë sesa oferta më e ulët.

Një diferencë e frikshme, duke parë edhe objektin e kontratës, por për Berberin një gjë e tillë është normale. Aq më tepër që, për të shkuara te firma fituese, Berberi s’kualifikoi plot 10 firma që ofruan më pak sesa fituesi. “SHKELQIMI 07” ofroi 140 milionë lekë, “COMPANY RIVIERA 2008” ofroi 140.591.619 lekë. “B93 II & B-93 & Shendelli” ofruan 156 mln, ndërkohë “ALB TIEFBAU & INFRATECH …” ofruan 173 milionë.

“SIRETA 2F” kishte ofertë 175. “ALBA KONSTRUKSION” 186 milionë, “COLOMBO” 194, ndërsa “EUROKOS HOLDING” 197 milionë. Ofertat kanë vijuar nga “S.M.O.UNION & GLAVENICA” me ofertë 207 milionë, ndërsa i 10-ti është renditur “DENIS & HMK” me ofertë 209 milionë. Fusha, e 11-ta ofroi 209 milionë, e cila u shpall edhe fituese.

Faksimile: 10 firma u s'kualifikuan me arsye të ndryshme, ku disa se s'kishin një ekspert për ndërhyrje emergjente!
Faksimile: 10 firma u s’kualifikuan me arsye të ndryshme, ku disa se s’kishin një ekspert për ndërhyrje emergjente!

Ndërkohë, për çudi 10 firmat e para u s’kualifikuan me arsye të ndryshme dhe qesharake. Kështu, “Shkëlqimi 07” u s’kualifikua se ka në pronësi karburantin afër rrugës. Ndërkohë, e dyta u s’kualifikua se “s’ka punë të ngjashme”.

E treta, sërish për punë të ngjashme, ndërsa e katërta se s’ka “licencë projektimi”. Firma e pestë u s’kualifikua se s’kishte “një punonjës, ekspert për ndihmën e parë dhe ndërhyrjen ndaj emergjencave”. Me të njëjtën arsye edhe firma e gjashtë. Kështu edhe firmat e tjerë, për të mbërritur te firma e renditur e 11-ta!

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e enjte, 18 gusht 2022
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 18 gusht 2022

23:58 : 17/08/2022
Champions League/ Mbyllen sfidat e “Play Off-it”, të gjitha rezultatet
SPORT

Champions League/ Mbyllen sfidat e “Play Off-it”, të gjitha rezultatet

23:47 : 17/08/2022
Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022
AKTUALITET

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022

23:34 : 17/08/2022
“Elbasani në duart e bandës Balla”/ Berisha reagon për vrasjen afër stadiumit
AKTUALITET

“Elbasani në duart e bandës Balla”/ Berisha reagon për vrasjen afër stadiumit

23:20 : 17/08/2022
Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur
AKTUALITET

Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

23:09 : 17/08/2022
FOTO/ Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan
AKTUALITET

FOTO/ Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan

22:51 : 17/08/2022
Para
Masakrimi i masakrës

Skandali/ I denoncuari për shitjen e materialeve shkollore, emërohet drejtor në Kamëz



TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 18 gusht 2022

Horoskopi për ditën e enjte, 18 gusht 2022

23:58 : 17/08/2022
Champions League/ Mbyllen sfidat e “Play Off-it”, të gjitha rezultatet

Champions League/ Mbyllen sfidat e “Play Off-it”, të gjitha rezultatet

23:47 : 17/08/2022
Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 18 gusht 2022

23:34 : 17/08/2022
“Elbasani në duart e bandës Balla”/ Berisha reagon për vrasjen afër stadiumit

“Elbasani në duart e bandës Balla”/ Berisha reagon për vrasjen afër stadiumit

23:20 : 17/08/2022
Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

Kërkohej prej 8 korrikut në Itali, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

23:09 : 17/08/2022
FOTO/ Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan

FOTO/ Kush është i riu që u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan

22:51 : 17/08/2022
Vrasja në Sarandë, arrestohet autori

Vrasja në Sarandë, arrestohet autori

22:48 : 17/08/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com