Eksperti i Teknologjisë së Informacionit: Ja shkeljet që janë kryer nga AKSHI në skandalin e pagave

Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Gent Progni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shpjeguar shkeljet që janë kryer nga AKSHI, në skandalin e publikimit të të dhënave sensitive, përfshi edhe pagat dhe targat e automjeteve.

Progni ka publikuar 3 skema lidhur me rrjedhjen e informacionit, duke u shprehur se databaset kanë një kryqëzim të dhënash, në të cilat nuk ka akses vetëm një IT. Progni shkruan se në çdo rast, pra edhe në marrjen e të dhënave me USB, edhe në rastin e dërgimit me e-mail, ka shkelje të sigurisë ISO, për të cilën titullari i AKSHI-it duhet të mbajë përgjegjësi.

Postimi nga Gent Progni

Ja pse sot , prokuroria , na ofendoi tejmase inteligjencen !!!!

Ne fotot me poshte po ju sjell sistemin e sakte dhe te thjeshtezuar te AKSHI ,GG , E-Albania etj …

Po e nis me implikimin qe vete prokuroria i beri AKSHI … Ne deklarate u tha qe jane marre me USB , por ne kemi ISO dhe sisteme te paguara me miliona euro qe nuk duhet te lejojne aksesim USB . Titullai ska pergjegjesi ??!!

Punonjesi i AKSHI ka nderhyre thane ne sistem dhe jane derguar me e-mail … Perseri kemi shkelje te sigurise ISO … Titullari ska prap pergjegjesi ??!!

LEXO EDHE  Vokshi: LDGSH në mbështetje të plotë të Sali Berishës, jemi në anën e duhur

Vazhdojme me pjesen me te rende te situates .

Databazat kane kryqezim te dhenash (shpjeguar : te dhena qe ndodhen ne me shume se nje server) , kryqezimi i tyre mund te behet vetem ne nivel 2 (si ne skeme) , pra IT i tatimeve (punonjes i AKSHI) nuk ka akses ne me shume se nje server (tatime) .

Ktu fillon problematika e nje hetimi jo te sakte (apo te qellimshem). Nese vertet do kishim nje gjygjesor te riformuar dhe hetim te riformuar me gjoja reforma ne drejtesi , mjaftojne keto dy fakte qe te arrestohej cdo njeri qe ka akses ne AKSHI .

Do bej disa pyetje per reformen ne drejtesi :

Cfare lidhje kane punonjes apo ish punonjes ne AKSHI me subjektin politik te perfshire ne kete rast ??
Cfare lidhje kane kompanite qe kane perfituar tendera ne AKSHI me subjektin politik ??
Pse nuk hetohet pasuria e titullarit te AKSHI ??
Pse nuk nis nje hetim administrativ , mqs konkluzionet tregonin shperdorim detyre me tendera dhe pune te pabera ??

Foto 1 (skema e thjeshtezuar)


Foto 2-3 (sistemet e sakta ne leter nga AKSHI)