• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPP prish “skemën” Veliaj-Bami shpk për rrugën 800 mln lekë të Zall-Herrit

11:33 : 27/12/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka rrëzuar vendimin e Bashkisë së Tiranës, me të cilin shpallte kompaninë “Bami” shpk fitues të tenderit për “Sistemim dhe Asfaltim të rrugës së fshatit Qinam, në Zall Herr”, me fond limit mbi 800 milionë lekë të vjetra.

Në një vendim që mban datën 20 Dhjetor 2021, KPP konstaton se bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj ka skualifikuar në kundërshtim me ligjin të paktën një prej operatorëve ekonomikë, duke favorizuar dukshëm shoqërinë private të biznesmenit Besnik Bami.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik, Bashkia e Tiranës ka skualifikuar shoqërinë “K…R…” shpk për mungesë dokumentacioni, ndërkohë që institucioni detyrohej nga ligji për të verifikuar të dhënat e vetëparaqitura nga konkurentët në garë.

Vendimi i KPP-së ka një gjuhë të drunjtë, megjithëse krijohet dyshimi se Veliaj dhe administrata e tij kanë qenë të bindur për t’ia dhënë tenderin e Zall Herrit kompanisë “Bami” shpk.

Lexo edhe:

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

Tenderi 800 mln lekë
Tenderi për asfaltimin e rrugës së fshatit Qinam në periferinë veriore të Bashkisë së Tiranës u shpall në Tetor të këtij viti dhe fondi limit në dispozicion të kompanive private ishte 80.820.393 lekë të reja.

Në tender morën pjesë një numër i konsiderueshëm konkurentësh, plot 33 të tillë, nga të cilët 22 u skualifikuan.

Në foto: Tenderi për “Sistemin, Asfaltin të rrugës së fshatit Qinam, Zall Herr, Tiranë

Kompania “Bami” shpk, e cila kishte dhënë ofertën e 11-të në radhë, me vlerë 50.4 milionë lekë të reja, u shpall paraprakisht fituese nga Bashkia e Tiranës, pasi më parë ishin skualifikuar 10 konkurentët që kishin ofruar shuma më të ulta për kryerjen e punës publike.

Për njërën prej kompanive, e konkretisht “K…R…” shpk, Bashkia vendosi skualifikimin, me argumentin se njëri prej formularëve të dosjes së tenderit, e konkretisht ai i Vetëdeklarimit të kapaciteteve të mjaftueshme për punë publike, nuk ishte shoqëruar me dokumenta shtesë.

Kompania e skualifikuar i drejtohet me një ankesë Bashkisë së Veliajt, ku i sqaron se ligji parashikon që autoriteti kontraktor mund t’i sigurojë vetë të dhënat nëpërmjet platformave on-line ose t’i kërkojë informacione shtesë operatorit ekonomik përpara vendimmarrjes.

Por, ankesa e kompanisë private nuk u mor në konsideratë nga Veliaj, i cili ishte i prerë që tenderin 800 milionë lekë të vjetra të fitohej nga “Bami” shpk.

Në vijim, kompania e pakënaqur iu drejtua Komisionit të Prokurimit Publik.

Ky i fundit, pasi analizoi të dhënat e dosjes dhe shqyrtoi argumentat e palëve, konstatoi se vendimi i Bashkisë së Tiranës për skualifikimin e kompanisë “K…R…” ishte i padrejtë.

Në foto: KPP rrëzon vendimin e Bashkisë së Tiranës

Në përfundim, KPP vendosi që të detyrojë bashkinë e drejtuar nga Erion Veliaj të kualifikojë kompaninë ankimuese, e cila, për shkak të ofertës më të ulët, pritet të rezultojë edhe fituese përballë “Bami” shpk.

Etiketa: BamitenderiVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn i drejtë, por jo me integritet

22:46 : 03/11/2025
AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
Para

FOTO/ Ja kush është 35-vjeçari që u ekzekutua në Peqin

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com