• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Publikimi i pagave/ Balluku me trajtim financiar preferencial, ja si renditen zyrtarët më të lartë

12:10 : 23/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Databaza që po qarkullon ditët e fundit përmes aplikacionit “ËhatsApp”, ka zbuluar edhe pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama të mandatit të dytë.

Duke marrë parasysh pozicionet e punës për emrat specifikë, konstatohet se dokumenti është përgatitur dhe ka dalë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Në këtë artikull gazeta “Panorama” është fokusuar te pagat që kanë marrë anëtarët e kabinetit qeverisës para zgjedhjeve.

Qeveria

Kryeministri Edi Rama sipas databazës që po qarkullon përmes aplikacionit “ËhatsApp”, por që nuk dihet burimi fillestar, merr një rrogë bruto prej 228,730.00 lekësh. Kjo është rroga bruto që parashikohet në borderonë e Kryeministrisë. Sipas hierarkisë i dyti që do duhet të kishte pagën më të lartë në kabinetin qeverisës do duhet të ishte zëvendëskryeministri i asaj kohe Erion Braçe, por para tij renditet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ministrja Balluku në fakt bën diferencë edhe nga kolegët e saj. Ajo ka pagë më të lartë dhe sipas databazës Balluku paguhet 194,600 lekë të reja ose 1 milion e 900 mijë lekë të vjetër. Pas Ballukut, vjen ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe. Referuar po të njëjtit dokument, Braçe ka pasur rrogën si zëvendëskryeministër 187,610 lekë. Ndërkohë, ministrat e tjerë sipas databazës ,kanë pasur një rrogë që nuk i kalon 174,760 lekë. Bie në sy që ndryshe nga Balluku ministrat e tjerë kanë pasur të njëjtën rrogë me vlerën e mësipërme. Por sipas dokumentit, që po qarkullon në të njëjtin nivel page me ministrat është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Lexo edhe:

Belinda Balluku braktiset nga socialistët, shkon e vetme në homazhet për Fatos Nanon

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

Sipas dokumentit në fjalë, ai rezulton se merr 174,760 lekë ose 1.7 milionë lekë të vjetër. Po kështu, në të njëjtin nivel page është edhe drejtori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë në kohën që është përgatitur, Shkëlqim Ganaj. Drejtori i Inspektoratit që kontrollon deklarimet e pasurisë të ministrave dhe deputetëve ka të njëjtën pagë me ministrat, pra 174,760 lekë. Ndërkohë, me të njëjtën pagë si ministrat paguhet edhe kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi. Në fakt, Zef Mazi në përshkrimin e profesionit saktësohet si këshilltar ministër.

Institucionet

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, sipas databazës elektronike, rezulton se ka pasur një pagë vetëm 2 mijë lekë më të ulët se shefi i tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Kur kërkon me emrin e ishkryepolicit, që tani është zëvendësministër, rezulton të ketë pasur një pagë prej 172,500 lekësh. Ndërkohë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, rezulton se në detyrën e tij si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është paguar çdo muaj me 149,100 lekë me një diferencë të ndjeshme më të ulët prej 30 mijë lekësh me ishkryepolicin. Në databazën që po qarkullon shfaqet nëse kërkon me emrin e tij edhe deputeti socialist Alqi Bllako, i cili në kohën që është përgatitur databaza ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës-Kanalizime. Bllako rezulton të jetë paguar me pagë 134,620 lekë. Me një nivel page më të lartë se ministrat përjashtuar, znj. Balluku, rezulton edhe drejtoresha e Prokurimeve Publike. Sipas dokumentit që i referohemi, Reida Kashta, drejtoreshë e Përgjithshme e Prokurimeve Publike është paguar me 183,280 lekë në muaj.

Etiketa: ballukupagatqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Belinda Balluku braktiset nga socialistët, shkon e vetme në homazhet për Fatos Nanon

13:58 : 02/11/2025
AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
Para

Komisioni i Rithemelimit sërish në selinë e PD-së

TË GJITHA

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Lëvizja Bashkë zbulon pse vendosi të përqendrohet vetëm në Tiranë

21:29 : 02/11/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025

Nis numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ku është gara më e fortë

20:55 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com