• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Afera e inceneratorëve”, SPAK i qëndron larg oktapodit qeveritar

09:48 : 15/12/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria Speciale, SPAK, shkundi nga sirtarët e saj dosjen e “aferës qindra-milionë euro të  inceneratorëve”, megjithëse me shumë vonesë dhe fare pjesërisht, duke njoftuar arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe shpalljen në kërkim të biznesmenëve të landfilleve të mbeturinave, Klodian Zoto e Stela Gugallja.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim nxituan ta konsideronin si një sukses të tyre, megjithëse jo të plotë, pasi hetimi i prokurorëve nisi pas kallëzimeve të tyre, të dorëzuar më herët gjatë vitit 2020 dhe në fillim të vitit 2021.

Në fakt, të dhënat zyrtare të publikuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit paraqitën të dhëna, të cilat gjendeshin me shumicë në një kallëzim të dorëzuar nga LSI, në Shkurt të këtij viti.

Përtej shpalosjes së meritave nga faktorët politikë, hetimi i SPAK hodhi dritë zyrtarisht mbi një aferë të denoncuar shumë më herët nga media dhe aktorë të shoqërisë civile dhe të identifikuara plotësisht në një auditim të Kontrollit të Lartë të Shtetit dy vite më parë, por të injoruara tërësisht nga prokurorët specialë në atë kohë.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Tashmë, duket se u poqën kushtet politike, që SPAK të ngacmojë fare pak oktapodin e inceneratorëve, një rrjet i gjerë ku ndërthuren interesa politike, financiare e mediatike që shkojnë shumë lart, deri në majën e kupolës qeveritare.

Afera qindra-milionëshe

Treshja e biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja u vendosën në qendër të opinionit publik pasi, duke filluar prej vitit 2014, gjatë mandatit “Rama 1”, ata vendosën hegjemoninë në tregun qindra milionë euro të përpunimit të mbetjeve urbane.

Në vitin 2014, “Albtek Energy” në pronësi formale të Stela Gugalla, një person shumë i afërt me Mirel Mërtirin, fitoi kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, nëpërmjet procedurave qeveritare të ndjekura nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

SPAK ka konstatuar së fundmi se Lefter Koka ka fituar të paktën 4 milionë euro nga biznesmenët e inceneratorëve, nëpërmjet manovrave financiare të nënkontraktimit të disa kompanive që kishin lidhje të drejtëpërdrejtë apo indirekt me familjarë të tij.

Në vitin 2016, “Integrated Energy BV”, një kompani me seli në zonën off-shore të Amsterdamit në Hollandë dhe me drejtor në atë kohë Klodian Zoton, fiton kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës në Tiranë.

Kjo aferë nuk është prekur ende nga SPAK dhe, sipas kallëzimeve në seri të PD-LSI, aty janë të përfshirë kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjell Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri, zv.kryeministri aktual, Arben Ahmetaj, ish-drejtori i Agjencisë së Mbetjeve dhe tashmë deputeti socialist, Alqi Bllako, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe një dyzinë zyrtarësh të tjerë të nivelit më të ulët.

Në vitin 2017, kompania zyrtare e Klodian Zotos, “Integrated Technology Service” fiton, po nga Lefter Koka, kontratën koncensionare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Fierit. “ITS” e Zotos zotëron 70 përqind të kontratës koncensionare, ndërsa pjesa tjetër është në pronësi të “Ndërtim-Montim Patos”.

Në vitin 2019, një kompani italiane, “De Mare Albania”, e cila kishte lidhje të forta me Klodian Zoton dhe koncensionin e Sharrës, fiton një tender me dyshime të forta abuzivizmi, në vlerë 15 milionë euro, për mbylljen e landfillit të Porto Romanos në Durrës dhe ndërtimin e një Eko-Parku. Procedura u zhvillua nga Agjencia Kombëtare e Mbetjeve, e drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako

Në vitin 2020, “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos fiton, në mungesë totale transparence, kontratën për ndërtimin e landfillit të Sheristës në Vlorë. Aty afrohet edhe “De Mare Albania”, e cila po vijon të marrë këstet e faturës 15 milionë euro të Porto Romanos.

Të gjitha këto kontrata, natyrisht, nuk mund të fitoheshin lehtësisht, të paktën kështu mendon opozita. Sipas saj, “afera e inceneratorëve” është organizuar dhe drejtohet nga kryeministria, përfshirë shefin e qeverisë, Edi Rama dhe zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj.

SPAK, goditje “me pambuk”

Megjithatë, SPAK ka avancuar në hetimet e saj deri tek Lefter Koka dhe pronarët në letra të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Ndërkohë, përtej informacioneve mediatike, nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi hetimin për “njeriun-hije”, Klodian (Mirel) Mërtiri.

Ky i fundit, i përkëdhelur jo vetëm nga qeveria, por, mesa duket edhe nga SPAK, është promotori i goditjes së kujtdo mediaje që guxon të flasë për aferën e inceneratorëve.

Natyrisht, pushteti i tij ekonomik dhe lidhjet e fuqishme politike, e ndihmojnë Mërtirin që të mbrojë imazhin e tij tejet të dyshimtë, nëpërmjet vendimeve gjyqësore absurde.

Pak javë më parë, gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, i mbështetur nga prokurori Isa Jata, pranuan kërkesën e Mirel Mërtirit për të dënuar “Boldnews.al” për “shpifje”.

Biznesmeni kontravers pretendoi se raportimet mediatike, të mbështetura në fakte e në prova, i cënonin imazhin.

Gjyqtari Hoxha dhe prokurori Jata “u bindën” u vunë në mbrojtje të fytyrës së Mirel Mërtirit dhe tentuan të mbyllnin gojën e redaksisë me penalitete.

Por, në fakt, ajo që redaksia e “Boldnews.al” ka raportuar shumë më herët mbi “aferën e inceneratorëve”, sapo u ngacmua disi nga SPAK-u, megjithëse duket qartë që është një lloj goditjeje me pambuk ndaj aferës financiare, ndër më skandalozet që kanë ndodhur në Shqipëri në dekadat e fundit.

Etiketa: inceneratoreoktapodispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

"Shpërthen" Manjani: O legena politikanë, pse i ndani njerëzit në pro apo kundra Amerikës

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com