• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Demokratët sot folën me votë

19:16 : 11/12/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Shumë pak mund të besonin javë më parë që sot me 11 dhjetor, ditën kur 31 vjet më parë u themelua Partia Demokratike, do të kishte një përsërtje të historisë, jo më për të krijuar një parti, por për ta rithemeluar atë.
Të mbledhur në “Air Albania”, mbi 4900 delegatë nga 7600 që kishte Kuvendi i fundit i Partisë Demokratike, i zhvilluar pak muaj më parë, shtruan rrugën e re të kësaj partie, jo thjesht si delegatë me të drejtë vote, por si njerëz kurajozë, që sfiduan presionin, kaosin, burokratët dhe mbi të gjitha gjumin letargjik në të cilin kishin rënë, pas humbjes së 25 prillit.

Përtej gjithçkaje që ka ndodhur këto javë dhe arsyeve sepse u mblodhën, ata delegatë që përbëjnë shtyllën kurrizore të PD-së, sot folën jo vetëm me prezencën e tyre, por folën me votë, dhe vota është verdikt, që nuk mund të shpërfillet. Vota është e shenjtë, qoftë kur votohet për zgjedhje lokale apo parlamentare, ashtu edhe kur përcakton fatin e një drejtuesi partie.

Dhe sot demokratët vendosën të mos kenë më Kryetar Lulzim Bashën, të mos pranojnë asnjë vendim të tij dhe të përcaktojnë disa rregulla të reja për shtëpinë e tyre, të cilat garantojnë edhe fraksionet, pra pakicat, ku nga sot përfshihet edhe Basha dhe linja e tij brenda PD.

Ndoshta, nuk do e pranojnë, ndoshta do të ndjehen mirë, por kjo është vota, themeli i çdo demokracie dhe një sistem më i mirë ende nuk është zbuluar. Dhe parimi i votës duhet pranuar e respektuar, për të shmangur atë që vjen më pas, qoftë edhe kostot e panevojshme.

Lexo edhe:

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

Pavarësisht se këtij Kuvendi mund t´i jenë vendosur epitete nga më të ndryshmet, pavarësisht se atij nuk iu bashkua as Kryetari i shkarkuar apo mbështetës të tij, sot u vendosën disa piketa, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën politike dhe jo vetëm historinë brenda rradhëve të demokratëve.

Për herë të parë pas 31 vjetësh, PD do të drejtohet nga një Komision i Përkohshëm, i ngjashëm me atë Komisionin nismëtar të themelimit të PD në 11 dhjetor 1990, edhe pse shumë prej emrave që janë përfshirë qoftë edhe si “senator” mund të jenë të konsumuar.

Ndoshta do të ishte më mirë që ky Komision të kishte një numër më të reduktuar, një përfaqësim më të gjerë të të rinjve dhe të rejave, ndoshta edhe të diasporës, të atyre shqiptarëve që ndodhen në emigracion, dhe ndaj të cilëve PD e rithemeluar i ka një detyrim shumë të madh: t´i garantojë të drejtën e votës.

Gjithsesi, sot në “Air Albania” u dëshmua se ka vetëm një Parti Demokratike, brenda së cilës ka një shumicë dhe një pakicë. Ka një PD e cila nuk i përket as Sali Berishës, dhe aq më pak Lulzim Bashës, as Bujar Nishanit dhe aq më pak Gazment Bardhit.

11 dhjetori i sotëm, ashtu si ai i 31 viteve më parë, tregoi se PD u përket demokratëve, njerëzve që s´kanë as ofiqe as zyra në seli, as vulë dhe as truproja. Thjesht kanë kurajo dhe zemër të fortë, kanë shpatulla për të mbajtur përgjegjësitë, ashtu siç kanë treguar se dinë të luftojnë, qoftë edhe për të siguruar bukën e përditshme.
Sot folën ata që u nëpërkëmbën për vite me rradhë, që u kthyhen si robotë në zbatimin e urdhërave që i shkonin nga zyrat qendrore dhe kurrë nuk u vlerësuan për aq sa i dhanë jo një kryetari, por historisë së Partisë Demokratike.

Shumë prej atyre që sot u mblodhën në atë stadium kanë qenë pa thinja, ishin të rinj dhe të fortë, ndërsa sot ishin të zbardhur, por jo të kërrusur, as kokëulur, apo të frikësuar. Madje as nuk u mblodhën se iu binden thirrjes së Sali Berishës, por u bënë bashkë si njerëz të çliruar nga çdo detyrim moral që mund ti mbante të heshtur ose duarlidhur për të folur me votën e tyre. Ata votuan me mllefin e akumuluar jo vetëm kundër Lulzim Bashës, por edhe Sali Berishës, votuan jo si anti-amerikanë, por ndoshta me bindjen për të larguar nga supet e tyre një barrë të rëndë, që dikush tjetër ua kishte vendosur.

Vullneti i tyre u shpreh, pavarësisht se pakica e trajtoi si një gjë boshe, të pavlerë, megjithëse gjithçka ndodhte jo më shumë se 1 km nga zyra ku Lulzim Basha kishte vendosur të qëndronte këtë 11 dhjetor, ndërsa rreth e rrotull selisë së PD, ishte kujdesur për të ruajtur rendin dhe qetësinë Bledi Çuçi dhe Gledis Nano. Dhe si për të përforcuar sigurinë, Edi Rama kishte zgjedhur të drekonte pak metra më tutje automjeteve të rënda të policisë dhe forcave speciale.

Në fakt mundi i shkoi kot, askush nuk kishte ndërmend as të shkonte dhunshëm në selinë e demokratëve, as të prishte rendin, qetësinë dhe festën. Demokratët folën me votë, një verdikt që duhet lexuar qartë dhe duhet respektuar. Ata janë aq të matur dhe të duruar, sikundër dinë të respektojnë një Kryetar që për 8 vite i mbajti në opozitë. Por ndoshta s´duhet luajtur shumë edhe me durimin, ndaj kjo votë e sotmja duhet përkthyer qartë. Në të kundërt, ata mund të flasin edhe ndryshe, pasi sot thyen jo vetëm frikën, por edhe ndjehen të çliruar nga detyrimet dhe peshat e tepërta.

Etiketa: delegateKuvendivota

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026
AKTUALITET

Sërish tensione në Kuvend/ Deputetët e PD bllokojnë foltoren, Peleshi: 1 orë pushim

12:57 : 18/06/2026
AKTUALITET

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

10:30 : 18/06/2026
AKTUALITET

Zhupa: Të shfuqizohen ligjet që kanë dhuruar Shqipërinë tek klientët e pushtetit

10:50 : 11/06/2026
Lajmet e Dites

96 organizata kërkojnë rishikimin e politikave për zonat e mbrojtura, letër Kuvendit

17:59 : 09/06/2026
Para

Vr*sja e biznesmenit në Laç, momenti i arrestimit të babë dhe bir (Video)

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet