Shfaqet tejet provokuese në rrjete sociale, Vildane Zeneli: Më paragjykojnë shumë

Foto: Instagram

Modelja Vildane Zeneli ngacmon imagjinatën e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me fotot sensuale e tejet provokuese. Megjithatë, modelja konfirmon në “Rudina” në Tv Klan se ky nuk është aspak qëllimi i saj, pasi në të vërtetë është vetëm puna që ajo reklamon.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Disa prej tyre janë shumë provokuese. Është ky një qëllim në vetvete për të tërhequr vëmendjen?

Vildane Zeneli:  Jo.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë një moment i yti shumë i vështirë pikërisht në këtë proces? Pse bëhen këto foto provokuese, cili është qëllimi?

Vildane Zeneli: Qëllimi nuk është se unë i bëj këto foto provokuese, këto janë foto për fushata bikini ose veshje të brendshmesh. Ç’të bëj tani që më marrin të reklamoj bikini ose të brendshme, s’mund t’i mësoj ata se çfarë të bëj unë, e kupton? Është thjesht punë, nuk dua të bëj provokime.

Rudina Magjistari: A je ndierë e paragjykuar, ke pasur komente?

Vildane Zeneli: Normale. Jam ndierë e paragjykuar, besoj se të gjithë ndihemi dhe po mos të jemi fytyra publike, njerëzit komentojnë, thonë gjithçka, por nuk më pengojnë mendimet e tjetërkujt, thjesht ndonjëherë them që është edhe pak faji im, se unë nuk jap shumë intervista dhe njerëzit nuk më njohin aq mirë dhe nuk e dinë historinë time. Çfarë shohin në Instagram ose rrjet social mendojnë ashtu je dhe më beso, ka njerëz që kujtojnë se kur të më shohin mendojnë se do jem me bikini.

LEXO EDHE  Çfarë ndodhi? Bledi, Efi, Bruno dhe Bora Zemani shpërthejnë në lot (Video)