Alizoti: PD arriti në degradim pasi nuk është institucionale, është parti individuale

Në studion e ‘Zonë e Lirë’, Tomorr Alizoti deklaroi se lëvizja brenda patrtisë ka prekur interesat politike. Ai tha se kërkon që PD të jetë mbi interesat personale. PD ka arritur deri në këtë degradim pasi nuk është parti institucionale, por individuale.

Po të ishte institucionale do të ishin zgjidhur këto gjëra, tha Alizoti dhe do të kishte vetëm një Kuvend.

” Unë shoh një çarje në PD dhe duhet një bashkim. Ata do të përçahen. Unë në PD jam për arsye ideale dhe nuk dua as të bëj deputetin. Unë jam mendimin tim politik, nuk kam asnjë post në PD kam, vetëm fjalën.

LEXO EDHE  Mbyti fqinjen, autori pranon krimin/ Tregon pse gruaja u gjet e zhveshur

Dua që PD të jetë e bashkuar. Unë besoj tek historia. Besoj që në qëndrimin tim të vlerësoj historinë. Çështja është shumë banale dhe nuk dua të futem në këtë pikë”, tha Tomorr Alizoti.