Donaldi shprehu pëlqimin për Beatrix, Atdhe Xharavina “thumbon” Bora Zemanin

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina shpeshherë është përfolur në media për një lidhje të mundshme me moderatoren e këtij emisioni, Bora Zemanin. Ai kishte shprehur hapur pëlqimin për Borën në ndërkohë që ajo ishte e lidhur me Donaldin.

Në 3-vjetorin lidhjes së tyre, Donaldi i dhuroi varësen e tij Borës, e këtë dhuratë ajo e vendosi menjëherë duke u paraqitur në disa dalje në publik me varësen e aktorit.

Një e papritur ka ndodhur për të gjithë së fundmi pasi Donaldi ka nisur flirtimet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, dhe ka shprehur hapur pëlqimin për të.

LEXO EDHE  Genta Ismajli bëhet nënë për herë të parë, vijnë në jetë binjakët

Atdhe Xharavina publikoi një fotografi me varëse në Instastory, teksa ka shkruar me ironi: “Ta heq varësen apo ta mbaj”. Ky është qartazi një “thumb” për Bora Zemanin e cila “u pre në besë” nga partneri i saj dhe tashmë të gjithë ndjekësit presin që ajo t’ia kthejë varësen Donaldit gjatë spektaklit të sotëm.