• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”, Lezha, Dibra dhe Tirana me nivelin më të lartë…

23:26 : 29/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin.

Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTSAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe 45.7% në vitin 2019 (Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë (pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).

Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin  e lartë të inaktivitetit me 51% të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2% e popullsisë në moshë pune inaktive.

Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitett 44 % të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese.

Lexo edhe:

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

Në krahun tjetër Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitteit me vetëm 29,9 për qind të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8%.

Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit, me 32.7 për qind të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale.

Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5% të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës.

Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi  vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. Psh një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të lartë të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër.

Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve. /Revista Monitor/

Etiketa: dembelëpandemiashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

18:18 : 23/07/2026
AKTUALITET

Vera, vaji i ullirit, vezët dhe mjalti shënuan rritjen më të madhe të çmimeve në 2025

14:01 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët protestojnë edhe në Hagë: Rama jep dorëheqjen

17:57 : 14/06/2026
AKTUALITET

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

16:42 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 450 mijë persona

16:20 : 08/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria “braktis” SMS-të, interneti dominon komunikimin celular

10:40 : 30/05/2026
Para

Moti i keq godet veriun e Spanjës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş