• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Ngjarja në Deçan, Prokuroria: Kemi informacione që mund të çojnë në zbardhjen e rastit

12:29 : 29/11/2021
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Departamenti për Krime të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se ka siguruar disa informacione, që mund të çojnë në zbardhjen e rastit të vrasjes së tre personave në Deçan, por pranoi se hetimet “nuk janë të lehta”.

“I kemi disa indikacione, të cilat jemi duke i gjurmuar dhe jemi duke ecur përpara që t’i vërtetojmë. Disa rrethana na tregojnë se nuk do ta kemi të lehtë, por unë jam optimiste se do ta bëjmë”, tha për Radion Evropa e Lirë prokurorja e rastit, Sahide Gashi, por pa dhënë detaje të tjera.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona – në mesin e tyre dy nxënës shkolle – mbetën të vrarë nga të shtënat në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit – rreth 100 kilometra larg Prishtinës.

Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë, por Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye për të besuar se incidenti është akt terrorist.

Në incident mbeti i plagosur edhe një person, por gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.

Lexo edhe:

No Content Available

“I është larguar plumbi, e ka kryer operacionin, kështu që tash, pas operimit, duhet pak kohë, por gjendja e tij është e mirë”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Naim Sahiti.

Prokurorja Gashi tha se njësitet elitare “janë duke punuar 24 orë” në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë sa më parë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Të dielën, Kurti vizitoi stacionin e policisë në Deçan.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja”, tha Kurti para mediave.

Derisa qëndroi për vizitë në fshatin Gllogjan, ai u bëri thirrje qytetarëve që të ndajnë me organet e rendit çdo informacion të mundshëm, që mund të çojë deri te zbardhja e rastit.

Qeveria e Kosovës, si shpërblim për informacione që shpijnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti, ka ndarë 20 mijë euro.

Etiketa: Ngjarja ne decan

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Balta pushton rrugët e Vlorës/ Qytetarët: Jemi sëmurur nga lagështira, kryetari i bashkisë i bie çiftelisë

TË GJITHA

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet