“Mbylle gojën”, Alibeaj sherr me Sekretarin e Partisë Komuniste

Një debat i fortë ka plasur mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe sekretarit të Partisë Komuniste në Shkodër, Gjon Bruci.

Ky i fundit i doli në krah deputetit Bujar Çela, i cili një ditë më parë uroi festën e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës.

Mirëpo teksa fliste në Open, deputeti Enkelejd Alibeaj ka shpërthyer kundër tij, madje duke i kërkuar të mbyllë gojën.

Debati

Gjon Bruci: Mbi 70% sot kërkojnë kohën e Enver Hoxhës dhe Bujar Cela vjen nga baza ndaj ka këto mendime. Alibeja ka 30 vjet bashkë me Milon i kanë pas zyrat dhe mund të hapnin dosjet e thonit që Bruci ka dënuar këtë dhe këtë. Ne qeshim me njeri-tjetrin. Cela thotë një të vërtetë të thjeshtë që nëse ka një person që gjyshi pao gjyshja ka drejtuar luftën le të vijë këtu. A e kuptoni që në Shkodër nuk festohet 29 Nëntori, Këtu bëhet fjalë për të zhdukur luftën. Alibeja e di shumë se nipi i kujt është.

LEXO EDHE  U tërhoq zvarrë nga policia, flet nënë Liza: Kam fjetur jashtë, s’kam ku të shkoj

Alibeaj: E kupton sesa ke keq është shoqëria shqiptare që u jep hapësirë fantazamave të tilla. Kjo shoqëroi ka 30 vite që nuk ka bërë asnjë akt pendese për aktet që ka bërë. E kuptoni sesa fatkeqë jemi, do e mbyllësh gojën ti tani se të dëgjova. Keqardhje për brezat që po rriten tani me këtë frymë. 30 vite tranzicion i stërzgjatur, nuk e dimë sesa ka të internuar. Ne si shoqëri duhet ta kalojmë këtë të gjithë. Ne kemi frikë që të hapim dosjet. PS sa ka ardhur ka shfrytëzuar ligjin.