• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu i politikanëve, Basha: Nuk është punë shtesë, duhet vullnet politik

13:29 : 25/11/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Vettingun e politikanëve, kreu demokrat Lulzim Basha, e konsideroi si instrumentin e vetëm për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni.

Në senacën parlamentare, Basha tha se vettingu i politikanëve kërkon vullnet politik, dhe nuk mund të trajtohet si një punë shtesë.

Duket se kjo ishte përgjigjia që kreu demokrat Lulzim Basha i ka dhënë edhe kreut të SPAK, Arben Kraja, i cili dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, atje ku u diskutuan edhe propozimet e PD për ndryshimet Kushtetuese, u shpreh se nuk mund t´i ngarkohej vettingu i politikanëve Prokurorisë Speciale. Kraja e konsideroi si një punë të shtuar këtë proces.

“Është rruga e vetme për të pastruar politikën, për të ndarë politikën nga krimi dhe kthetrat e tij, për të ndarë politikën nga korrupsioni. Shqiptarët presin që ti jepet fund pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, që ti jepet fund këtij tranzicioni të stërzgjatur që po mban larg vendin nga Bashkimi Europian”, tha Basha.

Lexo edhe:

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

“Ne e kemi të qartë që problemi numër një është korrupsioni. Ne kemi propozuar edhe zgjidhjet me të cilën kërkojmë t’i vijmë në ndihmë institucioneve të paralizuara të drejtësisë, për të nisur misionin për të cilin ato u krijuan dhe për të cilin u mbështetën bujarisht nga taksapaguesit e vendeve europiane dhe SHBA, e tani po aq bujarisht nga taksapaguesit e varfër shqiptarë, ata që paguajn me paga të majme në mënyrë që ti japin fund pandëshkueshmërisë.
Zgjidhja që ne kemi ofruar është vettingu në politikë.

Sigurisht është një projekt që kërkon vullnet, mbështetje dhe burime njerzore, por ky projekt nuk është një punë shtesë. Është një mision, një angazhim kombëtar që kërkon vullnet, nga politika, nga drejtësia dhe nga shoqëria. Një angazhim madhor, ndoshta më madhori në këto 30 vite pluralizm që do të shënojë ndarjen përfundimtare me politikanët e inkriminuar dhe të korruptuar.

Por, sidoqoftë, për shqiptarët që kërkojnë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, që janë lodhur së paguari faturat e korrupsionit 30 vjeçar të politikanëve që kanë abuzuar me pushtetin e tyre, të qytetarëve që janë varfëruar duke paguar dëmet e prodhuara nga politikanët e papërgjegjshëm, vettingu në politikë përfaqëson shpagimin e merituar për kohën e humbur dhe për vonesën shqiptare në ngushtimin e distancës që na ndan nga Europa.

Si dhe mjetin për t’iu përgjigjur jo me retorikë, por me një qëndrim kurajoz, moral, ballëlart dhe të drejtpërdrejtë vullnetit të shumicës së tyre për të pasur një politikë të pastër, që u shërben qytetarëve dhe çliron potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë”, tha Basha.

Etiketa: Bashapolitikevettingu

Lajme të lidhura

BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
AKTUALITET

Kompania lobuese korrigjon letrën në DASH: Berisha është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

20:14 : 04/08/2025
AKTUALITET

Dumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

10:32 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Kamikaz”/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Më kishin paralajmëruar për ty, më preve në besë

15:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025
Para
Foto: Instagram

Besa Kokëdhima e revoltuar pse Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari

TË GJITHA

Eva Murati reagon pas komenteve ‘bombastike’ për dasmën e Genar Topallit

11:47 : 16/09/2025

Rubin kritikon Specialen për paraburgimin e krerëve të UÇK-së

11:41 : 16/09/2025

Dhunoi një person para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet 28-vjeçari

11:38 : 16/09/2025

Komisioni i OKB-së publikon raportin: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

11:26 : 16/09/2025

Aktakuzë ndaj 13 personave pas shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad

11:21 : 16/09/2025

Korçë/ I moshuari tenton të vetë*ritet me th*kë

11:03 : 16/09/2025

“Mos i jepni karkaleca Dumanit, maksimumi makarona ha…”/ Petrit Qoli – prokurorit: Po kryeni gjenocid

11:01 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com