Aksident në Durrës/ Polici përplas me makinë fëmijën 3 vjeç

Foto ilustruese

Një fëmijë ka mbetur i plagosur këtë të Enjte në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13.

“Shtetasi L.L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Greqi/ 75 humbje jete dhe 6196 të infektuar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.