• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Lartë largon hijen e rëndë. “Ditë të Hapur” për t’u afruar me publikun

15:32 : 25/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një grup nxënësish të shkollës “Jeronim De Rama” në Tiranë ishin këtë të Enjte vizitorët e veçantë në ambjentet e Gjykatës së Lartë.

Të rinjtë u njohën me historikun dhe aktivitetin e institucionit, në kuadër të “Ditës së Hapur”, një aktivitet që Gjykata e Lartë synon ta zhvillojë periodikisht me grupe të ndryshme shoqërore.

Ida Vodica, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, deklaroi për median se “Këshilli i Gjykatës vendosi që e premtja e fundit e çdo muaji do të jetë Ditë e Hapur për të sjellë institucionin sa më pranë publikut, në kuadër të një gjykate transparente dhe miqësore”.

Nëpërmjet “Ditës së Hapur”, Gjykata e Lartë synon që të sigurojë aksesin e vizitave pranë saj të nxënësve të shkollave apo studentëve dhe, me pjesëmarrjen aktive të tyre, mund të organizohen edhe gjyqe imitues.

Lexo edhe:

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

Gjykata e Lartë, për nga vetë pozicioni i saj kushtetues, është në krye të hierarkisë së sistemit të drejtësisë dhe hija e saj është e rëndë, kjo edhe për shkak se shumë gjëra prej vitesh aty kanë qenë ekskluzivitet i palëve në proces.

Për më shumë se një vit, Gjykata e Lartë ishte tërësisht jashtë funksionit, për shkak të mungesës së trupës gjyqësore.

Tashmë, megjithëse ende me vakanca të konsiderueshme, anëtarët aktualë të Gjykatës po mundohen të shqyrtojnë sa më shumë nga stoku gjigand i dosjeve prej më shumë se 35 mijë çështjesh.

Në ndihmë të gjyqtarëve gjenden edhe një trupë juristësh të rinj, të cilët janë angazhuar nëpërmjet USAID-it për të ndihmuar përgatitjen e dosjeve në aspektin administrativ, si edhe ndarjet e tyre sipas fushave përkatëse.

Reforma në Drejtësi, e miratuar në vitin 2016, synoi, ndër të tjera, krijimin e një sistemi gjyqësor sa më transparent.

Ky qëllim nuk duket se është arritur nga një pjesë e rëndësishme e strukturave të drejtësisë, përfshirë edhe ato që konsiderohen “të reja”.

Megjithatë, Gjykata e Lartë ka dëshmuar se e ka përthithur idenë e transparencës me publikun.

Tashmë, të gjithë vendimet gjyqësore, përfshirë edhe ato që merren në “Dhomë Këshillimi”, janë të aksesueshme për të interesuarit dhe publikun në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Po ashtu, pavarësisht kufizimeve infrastrukturore të godinës dhe pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, gjithnjë e më shumë publiku po merr pjesë në seancat e Gjykatës së Lartë.

Gjithësesi, përtej këtyre masave, sërish opinioni publik vijon të jetë skeptik mbi punën e gjyqësorit.

Për qytetarët, të cilës presin drejtësinë në Gjykatën e Lartë, shpresat për përfundim të shpejtë të çështjeve të tyra janë shumë të vakëta.

Stoku i dosjeve i bën shumë qytetarë pesimistë dhe, në të drejtën e tyre, kritikojnë gjyqësorin.

Për të zbutur sadopak skepticizmin e ligjshëm të qytetarëve, Gjykata e Lartë ka vendosur pikërisht për të qenë sa më transparente, nëpërmjet aktiviteteve si “Dita e Hapur”, nëpërmjet të cilës do të shpjegojë përpjekjet e saj në uljen e stokut dhe dhënien e drejtësisë.

Duket një sfidë e vështirë, megjithatë Gjykata e Lartë deklaron se ajo mund të përballohet me sukses nëpërmjet dialogut me qytetarët.

Etiketa: Gjykata e larte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
Para

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë humbje jete

TË GJITHA

Gjigantët e teknologjisë në SHBA rrisin me shpejtësi shpenzimet për inteligjencën artificiale

22:33 : 04/11/2025

Trupa të huaja në Gaza, zbulohet plani i SHBA për Palestinën

22:23 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

22:19 : 04/11/2025

Drone të dyshimta mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës

22:17 : 04/11/2025

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025

Ndalohet nëndetësja me 1.7 tonë kokainë në ujërat e Atlantikut

22:00 : 04/11/2025

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

21:48 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com