• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Daja të ndryshojë strategji”/ Endri Vrapi: Te Partizani faj kanë edhe lojtarët, po çalon sulmi

21:54 : 25/11/2021
në SPORT

Superiorja mbylli fazën e parë dhe tashmë kemi një panoramë të qartë të ekipeve që do të mbajnë tempin e këtij sezoni. Partizani është ndoshta e vetmja surprizë e këtij edicioni, me të kuqtë, që në 9 ndeshje kanë grumbulluar po aq pikë dhe renditen të 8-ët, vendi që të çon në “Play Out” për rënien nga Superiorja.

Endri Vrapi, ish-mbrojtës i të kuqve dhe një sërë ekipesh të tjera në vendin tonë, ka folur së fundmi për “Panorama Sport”.

Ai mendon se Partizani në këtë fazë të dytë do të dalë nga kriza, por ka edhe një këshillë për strategjinë e trajnerit të 16 herë kampionëve, Ilir Daja.

Cili të duket ekipi më i kompletuar dhe i aftë për të fituar titullin?

Gara është e hapur për të gjitha ekipet për arritjen e objektivave dhe nuk mund të veçoj njërin, por të jem realist, mund të them se për momentin renditja e Superiores është e drejtë, për atë që kanë dhënë ekipet deri tani në këtë fazë të parë. Vetëm nga Partizani prisja që të ishin disi më lart në renditje.

Lexo edhe:

Lirohen autorët e vrasjes së Egli Progës: A ndërhyri ‘daja’ në manipulimin e provave

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

Kriza e Partizanit është kryefjala e këtyre ditëve. Çfarë i mungon të kuqve?

Partizanin e kam ndjekur kur kam pasur mundësi. Mendoj se për këtë ecuri jo të mirë duhet të marrin përgjegjësi edhe lojtarët. Ndoshta vërtet trajneri kritikohet dhe merr “barrën” kur rezultatet nuk vijnë, por edhe lojtarët duhet të mbajnë peshën e tyre në këtë situatë.

A është ngërç i momentit apo ky Partizan me këta lojtarë, kaq mund të arrijë?

Jo, mendoj se ky është vetëm një ngërç i momentit për Partizanin. Ajo skuadër ka shumë më shumë për të dhënë. E kanë potencialin e duhur dhe duhet të shkojnë më lart. Nga ana tjetër, fakti që kanë shumë barazime, do të thotë se duhet të shfrytëzojnë më mirë momentet në fazën e sulmit.

Tifozët i kanë kontestuar shumë drejtuesit pas ndeshjes me Laçin, si e shihni këtë situatë?

Unë i kuptoj tifozët sepse ata kërkojnë maksimumin për ekipin e tyre dhe gjithnjë duan ta shikojnë ekipin në krye. Besoj se shumë shpejt Partizani do të arrijë të përmirësohet dhe të shkojë aty ku e duan tifozët. Kam bindje të plotë se në këtë fazë Partizani do të ringrihet dhe do të marrë vendin që i takon.

Trajneri Daja ka si filozofi fitoret me lojë të bukur, por në këtë sezon nuk po korr sukses. Mos duhet të ndryshojnë strategji të kuqtë?

Sa i përket trajnerit Daja, ai ka filozofinë e tij dhe e di më së miri çfarë dëshiron të bëjë. Mendimi im personal është që duhet të fiksohet tek eksperienca, sepse për momentin duhet të grumbullohen pikët dhe me ardhjen e tyre kthehet edhe loja e bukur.

Keni luajtur në Korçë në kohët e arta të klubit, por tani situata është tjetër. A mund të qëndrojë Skënderbeu në Superiore këtë sezon?

Skënderbeu është ekip që po luan bukur dhe pavarësisht situatës aktuale, ata janë munduar të marrin maksimumin në çdo ndeshje edhe me lojtarë të rinj. Nuk besoj se ata do e vënë në diskutim qëndrimin në Superiore sepse janë klub që në situata të vështira ia dalin gjithnjë të jenë fitimtarë.

A mund të veçoni një mbrojtës, që ju lë më shumë përshtypje në këtë sezon të Superiores?

Ka disa mbrojtës që premtojnë për të ardhmen dhe po bëjnë mirë, por unë mendoj se Hoxhallari. Ka arritur të bindë Rejën ta marrë në kombëtare edhe pse luan në një kampionat si Superiorja. Rëndësia e tij për Tiranën dihet./Panoramasport

 

Etiketa: dajaEndri Vrapi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohen autorët e vrasjes së Egli Progës: A ndërhyri ‘daja’ në manipulimin e provave

21:56 : 19/11/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
AKTUALITET

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025
AKTUALITET

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

12:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16:19 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

15:18 : 11/07/2025
Para

Aksidenti në Bullgari, nisin hetimet për të gjetur të mbijetuarin "e zhdukur"

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom