Berisha për Zërin e Amerikës: Ja pse nuk ndërhyra publikisht kur Basha humbi zgjedhjet në 2017-n

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se i ka kërkuar që në vitin 2017 Krydemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, ndërsa ka shtuar se ky i fundit bëri gjithçka që të bëhej lider por që sipas tij nuk ia doli.

I pyetur se përse nuk ndërhyri kur Basha u përballë me humbje të njëpasnjëshme ai tha se Kryedemokratit ia ka thënë të gjithë por ai vazhdonte me idenë e liderizmit.

Pjesë nga intervista e Zërit të Amerikës:

Zëri i Amerikës: Siç shihet dhe nga ato që ju tregoni. Ju duket që keni pasur kontakte të vazhdueshme me zotin Basha. Përsa kohë ndodhën disa humbje, përse ju nuk ndërhytë më parë?

Sali Berisha: Së pari në 2017-2n unë I kam kërkuar atij të japë dorëheqjen dhe ai me tha që nuk e jap, Të shkoja më tutje do të duhej të rikthehesha. Isha i vendosur të mos rikthehesha. Bëri një garë siç e bëri. Kaloi në disfata të tjera elektorale. Erdhëm te zgjedhjet e 2021.

Unë kam punuar ngushtë me kompaninë e konsulencës që zoti Basha kishte marrë. Një kompani shumë e mirë. Çfarë e këshillova kompaninë? I kërkova duke i thënë se Lulzim Basha është një lider i thyer, dhe ua shpjegova se çfarë kuptoj unë me lider i thyer. Dhe ata nuk e kundërshtuan mendimin tim. U thashë se ju dhe mund ta ngjisni. Jeni arkitektë për këtë punë. Dhe uroj që ta ngjisni. Por nëse 4 muaj para zgjedhjeve ai nuk është ngjitur, se dilte në Poll-e nën PD-në, vazhdimisht, atëherë ju lutem, lereni kryetarin, të ngjisim partinë. Të ndjekim modelin francez të François Hollande, i cili u tha francezëve “unë jam zotëria normal”, se i dilte Sarkozy lider, dhe ai nuk dilte. Dhe fitoi zgjedhjet në atë formë.

LEXO EDHE  Ambasada e SHBA uron 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë

Lulzim Basha gjer ditën e fundit, bëri gjithçka që të liderizohej. Dhe përfundoi në greminë me vetëm një të pestën e zgjedhësve të PD-së ta njohin për lider. A ja kam thënë unë këto gjatë fushatës Lulzim Bashës. Që të gjitha, pa përjashtim, në mënyrë të përsëritur.

Doli me tezën se “kam anëtarësuar Shqipërinë në Nato”. I them, thuaje sa të duash, por publiku do të përqeshë dhe gazetarët do të të telendisin. Dhe e mbajtën 24 minuta me këtë deklaratë. Nuk mund t’u themi njerëzve gjëra që s’janë. Mirëpo ai vazhdonte idenë e liderizimit.

Unë çfarë kam bërë? Duke dyshuar shumë se ky mund të bojkotonte zgjedhjet, për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të gjente për Kodin zgjedhor. Kërkesa ime e prerë, për ata që merreshin me teknalitetet, ka qenë që PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje patjetër. Dhe aty e bëra të qartë, se nuk mund ta imagjinoja që pasi dogjëm mandatet mund të mos merrnim pjesë në zgjedhje. Dyshoja se ishte i gatshëm. Dyshoja.