Aksident në Durrës, plagoset pasagjerja

Foto ilustruese

Një aksident me dy automjete të përfshira u shënua këtë të Enjte në Durrës. Për pasojë, mbeti e plagosur pasagjerja në njërin prej mjetet.

“Rreth orës 13:50, në lagjen nr.15, janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T.G. dhe R D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M.P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

LEXO EDHE  Moti i keq/ Vonesa me lëvizjet e trageteve në Durrës. Në Vlorë, pezullohet lundrimi

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.