Kush janë 8 anëtarët e familjes shqiptare që u shuan mes flakëve në aksidentin dramatik! Emrat

E rëndë tragjedia në autobuzin e djegur, por akoma më e rëndë bëhet kur familje të ndryshme kanë humbur krejtësisht pjesëtarët e tyre, madje edhe me fëmijë.

Mediat bëjnë me dije se viktimat me mbiemër Jahi kishin lidhje familjare me njëri tjetrin dhe ishin organizuar në fundjavë për të kaluar më shumë kohë së bashku.

Familjarët tregojnë se mes viktimave janë dy nëna të reja bashkë me fëmijët e tyre dhe kushërinj të tjerë të moshës së fëmijëve që ishin organizuar për të shkuar në udhëtim.

Bashkë me ta ishin edhe nënë e bijë Fikrije dhe Anisa Iseni të cilat kishin lidhje familjare me familjen Jahi. Të dyja ato u shuan në aksident.

LEXO EDHE  Ndërtimi i bazës së NATO-s në Kuçovë, pronarët kundërshtojnë çmimet e shpronësimeve

Një i afërm i tyre mos lotësh tregon si e ka mësuar lajmin. “Nga ora 3 e mëngjesit jam zgjuar për të shkuar në Zvicër. Hapa facebook dhe pashë lajmin. Nga ora 6 njoftova gruan”, shprehet ai.

Viktimat nga familja Jahi

Belma Jahi – 7 vjeç

Ramiz Jahi – 20 vjeç

Razije Jahi – 12 vjeç

Ergin Jahi – 14 vjeç

Omer Jahi – 11 vjeç

Ajla Jahi – 14 vjeç

Senije Jahi – 35 vjeç

Amiet Jahi – 45 vjeç