Përlotet Fifi: Më mungon shumë Graniti, e mendoj gjithë kohës…

Historia mes këngëtares Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana, ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara të Big Brother VIP.

Që nga hyrja në shtëpinë e famshme dyshja ishin treguar të afërt me njëri-tjetrin, deri në momentin kur Graniti u shpreh se nuk e sheh më shumë se shoqe.

Por, përkundër kësaj ata arritën të ruajnë një raport miqësor mes vete dhe të tillë e mbajtën edhe para daljes së Granitit nga shtëpia.

Në një diskutim që ka bërë së fundit me Sarën, Fifi u shpreh se mendon për të gjatë gjithë kohën dhe se po i mungon.

Këngëtarja tha se kur e sheh raportin e Sarës me DJ PM ia kujton atë që ajo kishte në fillim me Granitin.

LEXO EDHE  Zbulohet emri, ja kush është këngëtarja që futet të premten në "Big Brother VIP"

“Ti me PM  ma kujtoni marrëdhënien time me Granitin. Kur ju shoh juve, e shoh veten dhe them kështu kam qenë unë me Granitin”, ka thënë Fifi.

E pyetur nga Sara nëse e mendon Granitin që kur u largua nga shtëpia, këngëtarja e hiti “Marova”, nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Po e mendoi gjatë gjithë kohës, më mungon shumë”, ishte përgjigja e Fifit.