Prova të reja ndaj autorëve të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Hoxha

Ferdinand Rrushi veç akuzës së rrëmbimit dhe vrasjes së Ruzhdi Hoxhës, si dhe kultivimit të një parcele me drogë,  po hetohet edhe për aktivitetin e dhënies me fajde të parave.

Dyshimet ndaj tij dhe të vëllait Pajtim Rrushi janë ngritur mbas rrëmbimit të Hoxhës, trupi i të cilit u gjet i pajetë në qafë Mollë.

“Ne kemi indicie se dy vëllezërit nga Mati me banim në zonën e bregut të Lumit kanë qarkulluar vlera monetare të mëdha duke i dhënë ato me fajde dhe në këmbim të tyre kanë marrë pasuri të luajtshme e të paluajtshme”, – u shpreh një burim i TCH pranë drejtorisë së pastrimit të parave dhe aseteve  kriminale.

Për këtë arsye ky institucion i ka kërkuar prokurorisë hetimin dhe sekuestrimin e disa pasurive të dy të akuzuarve dhe familjarëve të tyre, nën dyshimin se disa prej tyre e kanë origjinën nga aktiviteti i fajdeve dhe kanë origjinë të dyshimtë. Përveç tre pasurive tokë arë, deri më tani janë gjetur në pronësi të tyre edhe katër automjete Land Rover, Deimler Craisler.

LEXO EDHE  Njerëzit që kanë kaluar Covid-19 mund të mos kenë mbrojtje ndaj Omicronit

Ferdinand Rrushi rezultoi se ishte personi i fundit qe e takoi Ruzhdi Hoxhën që doli nga banesa për të takuar miqtë, por dëshmitë e mëpasshme ekspozuan emrin e tij, një 43 vjeçar qe i hodhi poshtë këto rrëfime, me pretendimin se e kishte lënë shokun e tij, në afërsi të një stacioni. Në të vërtetë kamerat e sigurisë treguan se automjeti ku gjendej viktima dhe autorët ka vijuar udhëtimin deri në Dajt, atje ku me pas u përqendruan kërkimet, teksa  Ferdinand Rrushi ndërkohë ishte arrestuar mbasi u zbulua se ishte i kërkuar nga Italia për çështje droge.