“Më futi duart, u ndjeva mirë”, Robert Aliaj kundër të birit për zgjedhjen e parë në “Love Story”

Jerina Lala dhe Robert Aliaj kanë komentuar zgjedhjet e katër fronistëve, por konkurrentët nuk janë shumë dakord me mendimin e tyre.

Në Talk Love Story, ata janë shprehur se zgjedhjet janë bërë sipas ndjenjave dhe nuk kanë qenë për show.

Jerina Lala: E zgjodhi sepse shkoi në pjesën e sigurt mendoj unë, arriti që të bënte zgjidhjen që në puntatën e parë të shkonte me këmbë të hekurta të mos eksploronte më shumë se ajo që pa në takimin e parë. Edhe pse ngacmimet i mori nga dikush tjetër.

Robert Aliaj: Mua të dyja zgjedhjet mu dukën për hir të showt, nuk kishte asnjë ndjenjë, as një strategji, as një gjë fare. Thjesht zgjodhën se duhej zgjedhur një.

LEXO EDHE  Sheila Haxhiraj refuzon të bashkëpunojë me këngëtaret Fifi, Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj

Kristi Aliaj: Nuk u kënaqa fare me komentet, unë të them të vërtetë më pëlqeu fakti që Kristina u fut në mënyrë natyrale, si bambi, super natyrale si fizik. Unë kam një gjë tjetër dhe më pëlqen kur vajzat më prekin. Kristina më futi duart në mënyrë shumë të kontrolluar. Më preku në mënyrë shumë të kontrulluar dhe u ndjeva shumë mirë. Unë them aty që ka një fytyrë kafshërore, shumë të bukur.

Dianela Shima: Unë jam shumë dakord me atë që tha Roberti, nuk kishte fare as emocion dhe ishte e gjitha e programuar. Hodhi vajzën poshtë dhe vendosi që të zgjedh Selmën pse ajo këndoi.