• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: PD-ja po shkon drejt ndarjes së pashmangshme

10:32 : 16/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri të ditur sot se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë paraitur javën e shkuar kërkesën, mbështetur në firmat e 4200 anëtarëve të Kuvendit, për ta thirrur atë një javë më parë.

Në mbledhjen e kryesisë, e cila u zhvillua pasditen e djeshme, zoti Basha mësohet të ketë deklaruar se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor, pasi sipas tij, Sali Berisha nuk mund të shndërrojë ditën e demokratëve në ditën e bunkerizimit dhe izolimit të PD.

Ndërsa prej ditësh po vlon debati firmat e grumbulluara nga mbështetësit e zotit Berisha dhe procedurave për zyrtarizimin e kërkesës së tyre për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, papritur është zoti Basha i cili i propozoi kryesisë vendimin për thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor.

Burime nga mbledhja shpjeguan se kryetari demokrat ka qenë i prerë ndaj zotit Berisha duke deklaruar se “nuk do të ketë Kuvend Kombëtar të PD me 11 dhjetor”, datë e cila përkon me themelimin e kësaj force politike.

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

“11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës”, mësohet të jetë shprehur zoti Basha.

Projektvendimi që shoqëron propozimin e zotit Basha parashikon gjithashtu se “çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”, duke paralajmëruar kështu masa disiplinore, ndaj kujtdo që do t’i kundërvihej. Në rendin e ditës së Kuvendit të porpozuar nga zoti Basha, parashikohet “vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës”.

Ndërkohë, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij kanë kërkuar që Kuvendi të mblidhet për të miratuar ndryshime në statut, me synim shkarkimin e zotit Basha. Ish kryeministri ka bërë të qartë se kërkon të rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike, pasi dy muaj më parë zoti Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, në vijim të shpalljes “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Në mbrëmjen e djeshme ai thirri një konferencë shtypi për t’ju kundërpërgjigjur zotit Basha.

“Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo një tjetër vullkanin apo këtë lëvizje vullkan janë sa qesharake aq dhe të turpshme”, deklaroi zoti Berisha, duke shtuar se “garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, se nuk do ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre dhe se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së peng-kryetarit por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre”.

Ish kryeministri e cilësoi lëvizjen e ndërmarrë prej tij një “revolucion paqësor”, duke paralajmëruar se “ta harroj kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ju garantoj se është një revolucion, më paqësori, por ama është revolucion. Mjerë ata që kërkojnë të përballen me të”, deklaroi zoti Berisha. Nga selia e Partisë Demokratike, ku që prej orës 16.00 u mblodh kryesia, zoti Basha reagoi sërish.

“Nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë në 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetem 1 PD, dhe nuk ka për të patur institucione parelele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm”, mësohet të ketë deklaruar zoti Basha.

Situata e krijuar duket se po çon forcën kryesore të opozitës gjithnjë e më shumë, drejt një përçarjeje të pashmangshme. /VOA/

Etiketa: BashaBerishavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë para gjykatës

20:36 : 17/04/2026
Para

Kush janë fituesit e zgjedhjeve në Bullgari, e krijuan partinë vetëm 2 muaj më parë

TË GJITHA

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş