Tjetër aksident në Tiranë, makina përplas fëmijën e mitur

Pas aksidentin në sheshin Karl Topia, një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në vendin e quajtur “Tregu Elektrik”, ku i lënduar ka mbetur një 5-vjeçar .

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  Kriptomonedhat, Qeveria miraton çeljen e bursës në Shqipëri

“Me datë 16.11.2021, në orën 17:30, në vendin e quajtur “Tregu Elektrik”, mjeti me drejtues shtetasin I. C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.